Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Muzeu holandez heq bustin e themeluesit-tregtar skllevërish: plas debat i ashpër për trashëgiminë kolonialiste

by te Sheshi
25/01/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Muzeu holandez heq bustin e themeluesit-tregtar skllevërish: plas debat i ashpër për trashëgiminë kolonialiste

Busti i ish-guvernatorit të kolonisë holandeze në Brazil, themelues i muzeut “Mauritshuis” në Hagë ku ndodhet edhe “Vajza me vath perle”, u hoq nga holli i pritjes. Debati u përhap si flakë kashte duke përfshirë edhe kryeministrin e vendit. E gjitha tregon ndjeshmërinë në rritje në Holandë në lidhje me figurat e përgjakura të së kaluarës kolonialiste.

Në Holandë, ka shpërthyer debati në lidhje me trashëgiminë kolonialiste të vendit, pasi një prej muzeumeve më të famshëm u kritikua ashpër pasi hoqi bustin e themeluesit të vet nga holli i pritjes.

Muzeu Mauritshuis në Hagë, që mban thesaret kombëtare, përfshirë edhe veprën e Vermeer, “Vajza me vath perle” apo “Goldfinch” të Carel Fabritius, tha se vendimi ishte pjesë e një riorganizimi të koleksionit të vet për të reflektuar debatet aktuale në shoqëri, rreth së kaluarës së vendit në tregtinë e skllevërve.

Kushëriri i princit të Oranzhit, konti Johan Maurits van Nassau-Siegen u caktua guvernator i kolonisë holandeze në Brazil në vitin 1636. Ai tregtoi me anije skllevër përgjatë Ganës së sotme në plantacionet e kallamsheqerit dhe ndërtoi Mauritshuis si banesë private duke përdorur pasurinë e vënë nga tregtia e skllevërve.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, e përshkroi vendimin e muzeut si “çmendurak” dhe paralajmëroi kundër “gjykimit të së shkuarës së largët me sytë e së tashmes”. Më pas ai i uli tonet e komenteve të veta pasi drejtori i muzeut,  Emilie Gordenker, shpjegoi në një intervistë televizive se busti, kopje prej mermeri e skulpturës origjinale, nuk nevojitej më për shkak se Mauritshuis kishte ngritur një galeri kushtuar themeluesit të saj, ku ndodhej edhe busti origjinal.

“E gjitha bëhet për të përmirësuar mënyrën sesi ne e tregojmë historinë kështu që mund të ndajmë gjithë aspektet, pozitivet dhe negativet me vizitorët tanë”, tha Gordenker. “Pasi kjo detyrë të jetë e kryer, nuk ka vërtet nevojë për një kopje që ndodhej midis tualeteve dhe arkës së pagesave”.

Por, deri në këtë shpjegim, debati ishte ndezur në rrethet politike dhe në median sociale, duke reflektuar parehatinë në rritje dhe ndjeshmërinë për trashëgiminë kolonialiste holandeze. Antoinette Laan, deputete e partisë Liberale të kryeministrit, ngriti pyetje në parlament duke kërkuar përgjigje nëse historia po “shtrydhej”. “Ne po imoprtojmë prirjen amerikane për super-ndjeshmëri”, tha ajo.

Debati ka jehonë nga fushata në Shtetet e Bashkuara për të hequr statujat e ushtarëve të Konfederatës nga vendet publike, porn ë Holandë, pak njerëz mendojnë që statujat duhet të hiqen. Disa historian dhe politikanë kanë apeluar për vendosjen e pllakave pranë monumenteve të figurave nga “Epoka e Artë” e vendit, që të reflektojnë të gjitha aspektet e ndikimit të tyre në histori.

Dienke Hondius, historiane në universitetin e Amsterdamit tha se më shumë sesa të hiqen, statujat duhet të “qëndrojnë në këmbë dhe të vendosen në kontekst”. Ajo iu referua fushatës në Barcelonë për të hequr statujën e Kristofor Kolombit për shkak të asociimit të saj me pushtimet imperialiste dhe genocidin.

Partia politike Denk, që mbledh mbështetje nga grupet etnike minoritare, ka apeluar që rrugët, tunelet apo urat të riemërohen dhe t’u hiqen shoqërizimet me “të kaluarën ç’njerëzor koloniale” të Holandës.

Në Amsterdam, një shkollë fillore që ka marrë emrin nga ish-guvernatori i Indive Lindore holandeze, Jan Pieterszoon Coen, njoftoi një javë më herët se kishte vendosur ta hiqte emrin e njeriut të njohur si “Kasapi i Bandas”. “Ne nuk duam të asociohemi me të”, tha drejtorja e shkollës, Sylvia van den Akker. “Ai vrau shumë njerëz”.

Pushtimi nga Coen i ishullit të Bandas në vitin 1621 u shndërrua në një masakër gjatë së cilës 14 mijë nga 15 mijë banorët vendas të ishullit, u vranë. Këshilli komunal në vendlindjen e tij, Hoorn vendosi një pllakatë të re nën statujën e tij pesë vjet më parë, ku njihej historia e tij e përgjakshme.

Vitin e kaluar, qendra e artit bashkëkohor,  Witte de With në Roterdam tha se nuk dëshironte më të mbante emrin e nën-admiralit De With, kuturisjet koloniale të të cilit përfshinin edhe djegien e 90 mijë pemëve të karafilit në Ambon për të rritur çmimin e sendeve të luksit.

Këshilli i qytetit të Roterdamit miratoi tetorin e kaluar të zëvendësonte pllakatën shpjeguese pranë statujës së komandantit të marinës,  Piet Hein. Hein dhe De With shënohen në historinë holandeze për plaçkitjen e flotës spanjolle të argjendtë në vitin 1628 në zhvillimet e fitores së pavarësisë nga sundimi spanjoll në vitin 1648. Të dy ishin figura të rëndësishme edhe në vendosjen e sundimit kolonial holandez në Inditë Lindore dhe Perëndimore.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Turqia ashpërson gjuhën ndaj SHBA-së: ndal mbështetjes ndaj YPG-së, ndryshe rrezikoni konfliktin

Turqia ashpërson gjuhën ndaj SHBA-së: ndal mbështetjes ndaj YPG-së, ndryshe rrezikoni konfliktin

Trump në Davos: me në krah Netanjahun, kërcënon palestinezët me ndërprerje ndihmash

Trump në Davos: me në krah Netanjahun, kërcënon palestinezët me ndërprerje ndihmash

Zbulohet “shoku” i Edi Ramës për guston ndaj çorapeve: është kryeministri kanadez

Zbulohet “shoku” i Edi Ramës për guston ndaj çorapeve: është kryeministri kanadez

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni