Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ndjehet aspak i shqetësuar nga sulmi me vezë ndaj tij, ndërsa merrte pjesë në një aktivitet në Podujevë, ndërsa më herët sulmi nga deputetët e opozitës në Kuvend doli edhe në mediat ndërkombëtare.
Pas incidentit të së martës, Mustafa tha për mediat se “punët po shkojnë mirë” dhe se “nuk ndihet i shqetësuar rreth kësaj çështjeje”.
Mirëpo, përkundër stoicizmit në dukje të kreut të qeverisë së Prishtinës, fakt mbetet që parlamenti është i bllokuar e që nuk duket se ka gjasa të zgjidhet pa bisedime.
Mustafa është larguar ndërkaq, nga Podujeva, ku merrte pjesë në manifestimin e ditës së Mjedrës nën shoqërimin e forcave të shumta policore. /tesheshi.com/