Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës vazhdojnë të mos japin përgjigje, pasi janë pyetur rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.
E njëjta pyetje iu shtrua sot edhe kryeministrit Isa Mustafa, nga gazetarët por prapë nuk morën përgjigje.
Ndonëse tha se nuk i shmanget kësaj pyetje, Mustafa deklaroi se shumë shpejt mediat do të marrin një përgjigje.
“Unë nuk dëshiroj që të evitoj këtë pyetje, por sot kemi një vizitë, në institucionin më të lartë të arsimit të Kosovës prandaj do të kisha dëshirë që sot të fokusohemi këtu. Iu premtoj se gjatë ditës, ose nesër do t’iu përgjigjemi për pyetjet të cilat ju i shtruat, por në hapësirat e Qeverisë”, tha Mustafa.
Kosovën ditët e fundit e vizitoi kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.
Ndërsa për sot është lajmëruar se Kosovën do ta vizitojë edhe lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel. /tesheshi.com/