Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas një takimi me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, tha se koalicioni është i fortë aq sa ishte në ditët e fillimit të tij.
Ai thotë se partia e tij jo vetëm në nivel parlamentar, por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunojë ngushtë me AKR-në dhe me Alternativën në shumë komuna, atje ku kemi interes të përbashkët.
“Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëta për vendin, krijojmë sinegji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe në takimin miqësor me z. Behxeht Pacolli”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /tesheshi.com/