Hiqet posteri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, që ishte vendosur prej vitesh në një ndërtesë në sheshin “Zahir Pajaziti”në Prishtinë.
Posteri i vjetër është hequr për t’u zëvendësuar nga një i ri.
Krejt kjo është bërë me vendim të zyrës së kryeministrit. Por inspektorët e komunës së Prishtinës po kërkojnë leje për vendosjen e këtij posteri.
Ata kanë thënë se për ta vendosur atë nuk kanë leje as pëlqim nga komuna. Ndërkaq punëtorët që janë angazhuar nga zyra e kryeministrit janë këmbëngulës për ta vendosur atë ndërsa inspektorët kanë thënë se nëse e bëjnë këtë ata kryejnë vepër penale.
/tesheshi.com/