Kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa deklaroi se demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet përpara liberalizimit të vizave, pasi ndryshe nuk do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.
Duke folur gjatë Kuvendit të LDK-së, kryeministri i Kosovës tha: “Sa i përket demarkacionit, kemi marrë mesazh nga Komisioni Evropian se duhet ratifikuar kjo marrëveshje para se të jetësohet liberalizimi i vizave”.
Mustafa tha gjithashtu se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të krijohet sipas ligjeve të Kosovës.
/tesheshi.com/