Për herë të parë pas 18 vitesh, Fiter Bajrami është falur tej Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës, pikërisht në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit, e djegur nga serbët në vitin ’99, pa mundur të ringrihet sërish.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu, ka uruar që shqiptarët e veriut, por edhe të tjerët,duke shprehur dëshirën që edhe në të ardhmen të falen në atë vend ku prej qindra vitesh ka qenë një xhami simbol, në krah të një ure. E gjitha u zhvillua nën masa të forta sigurie. /tesheshi.com/