Deputeti Murrizi, ku me ironi e ku me seriozitet, iu është drejtuar kolëgeve të tij demokratë jashtëparalamentarë, se, siç thotë dhe Rama, hapja e listave nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, s’e prek fare marrëveshjen e 5 Qershorit, të cilën ai e cilëson si “të 1 qershorit”, po ironikisht.
“Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, po ashtu është se ditë feste.
Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008.
Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin”, tha Murrizi.
Reagimi i tij ishte pas një mbledhjeje 40-minutëshe të Këshillit Politik, ku sërish jashtëparlamentarët nuk morrën pjesë. /tesheshi.com/