Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VËZHGIMI/ Mungesa e mallrave në veri të Kosovës: a është kjo një krizë e sajuar?

by te Sheshi
29/06/2019
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
VËZHGIMI/ Mungesa e mallrave në veri të Kosovës: a është kjo një krizë e sajuar?

Raftet e dyqaneve dhe stendat në tregjet e veriut të Kosovës tashmë janë gjysmë të zbrazura. Ky është reagimi i serbëve lokalë, të cilët bojkotojnë prodhimet kosovare, pas mbylljes së kanaleve të kontrabandimit të mallrave nga Serbia. Por, a është e gjithë kjo një krizë e organizuar?

“Kjo është një katastrofë”, thotë një grua në veri të Mitrovicës.

Në raftet e dyqaneve tashmë mungojnë disa produkte qumështi, buka zhduket më shpejt, dhe nevojitet të vizitohen disa dyqane që të gjenden pelena, miell dhe ushqime të tjera.

“Gjithmonë ndodhë diçka, për të cilën e pëson populli, dikush duhet të bëjë diçka”, shton ajo.

Siç raporton Deutsche Welle në gjuhën serbe, paralajmërimi i mungesës së furnizimeve në zonat serbe në veri të Kosovës këtë herë erdhi nga Prishtina.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar së fundmi publikun se një grup biznesmenësh serbë do të bëjnë përpjekje për të paraqitur një krizë humanitare të rreme, pas së cilës gazetarët nga Prishtina shkuan në Mitrovicë duke konfirmuar deklaratën e Haradinajt – se bëhet fjalë për një krizë të rreme.

Megjithëse ende është e tepërt të flitet për “krizë humanitare”, banorët e veriut të Kosovës do të pajtohen se kriza tashmë ekziston.

Bojkoti  “solidarizues”

Tregtarët nga veriu i Kosovës, dhjetë ditë më parë, pas arrestimit të dhjetëra njerëzve të dyshuar për kontrabandë, ndaluan përdorimin e rrugëve alternative për futjen e mallrave nga Serbia. Nëpër këto rrugë alternative, komuniteti serb për vitet të tëra ilegalisht furnizohet me barna dhe tekste shkollore, gjë që këtu konsiderohet si “kontrabandë e justifikuar”.

“Mallrat vinin ashtu si duhej të vinte, na duhej ta bënim këtë”, rrëfen një tregtar, duke u  përgjigjur në pyetjen se pse deri tash nuk kishte mungesë mallrash.

Gjatë muajve të fundit, sipas raporteve të medias, disa kamionë me mallra janë konfiskuar. Kontrabanda lulëzoi pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën për mallrat që importohen nga Serbia dhe BeH, nëntorin e kaluar.

Frigoriferët me prodhimet e qumështit rrallë janë të mbushur, në tregje ka gjithnjë e më shumë arka dhe tezga të zbrazëta.

Raftet dhe arkat e zbrazëta në Mitrovicë

Duke iu përgjigjur taksës së vendosur, tregtarët serbë vendosën që zëvendësimin për mallrat serbe, të mos e kërkojnë në jug të Ibrit, pra të mos blejnë mallra nga furnizuesit shqiptarë. “Lërë more, çfarë lloj prodhimesh të Kosovës, çfarë prodhojnë ata? Kurrë diçka të tillë nuk kishte këtu”, tha një tregtar në tregun në veri të Mitrovicës.

Ai tha se ka blerë nga furnizuesit shqiptarë pemë dhe perime që vinin nga Maqedonia dhe Greqia.

Derisa tregtarët serbë në jug të Kosovës janë përshtatur, ata nga veriu kryesisht thonë se janë “solidarizuar” me qëllim që të mos blejnë produkte të Kosovës. Ka edhe të tillë që thonë se ashtu u është urdhëruar, por nuk duan të zbulojnë nëse u është bërë presion që të “solidarizohen”.

Bojkoti i tregtarëve do të përshkallëzohet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas paralajmërimeve, të gjitha dyqanet, barnatoret, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen të hënën dhe të martën në komunat në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi deklaratat e Haradinajt se ai (Vuçiçi) qëllimisht e ka inskenuar krizën.

“Ne do të bëjmë atë që mundemi dhe çfarë është ajo – nuk do t’u tregoj. Nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të vdesin të uritur, edhe pse shumë do ta donin këtë”, tha Vuçiç.

Kriza e orkestruar?

Miodrag Marinkoviq, një analist politik nga Mitrovica e veriut, beson se bojkoti i mallrave kosovare nuk ka asnjë bazë ekonomike, por është i motivuar politikisht, mirëpo në një farë mase është edhe i arsyeshëm. “Qytetarëve të veriut të Kosovës nuk u është lënë zgjedhja midis dy ose më shumë produkteve, por u është imponuar një treg dhe produkte e saj”, tha Marinkovi për DW.

Ngjashëm mendojnë edhe qytetarët, ose të paktën kështu u thonë gazetarëve. Shumica me vendosmëri përgjigjen se në rastin e mungesës kronike nuk do të shkojnë në jug të Mitrovicës për të blerë edhe pse më parë kanë shkuar në qendrat tregtare në anën tjetër të urës.

Disa nuk do ta bëjnë këtë duke u sfiduar, por ka edhe të atillë që nuk kanë leverdi ekonomike që çdo ditë t’i konvertojnë dinarët në euro. Në veri pothuajse tërë qarkullimi bëhet në dinarë, ndërsa në jug të lumit Ibër, me përjashtim të enklavave serbe, e vetmja monedhë e vlefshme është  euro.

Sidoqoftë, të mësuar me kriza të shpeshta, krijohet përshtypja se qytetarët vlerësojnë se as kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe se diçka do të zgjidhet.

Pak serbë do ta kalojnë urën dhe do të shkojnë për furnizime në jug të Mitrovicës

As Marinkoviq nuk beson se koha në të cilën u krijua kriza e fundit ishte një rastësi. “Ky është një pozicionim përpara vazhdimit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Prapavijë të njëjtë ka edhe shkaktari kryesor i kësaj krize, taksa e vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe BeH “.

Analisti serb megjithatë beson se bojkoti i produkteve të Kosovës është rezultat i presionit. “Nëse familjet e njerëzve nga veriu i Kosovës kishin nevojë për qumësht për fëmijë, ata do ta blinin në jug të Kosovës. Në këtë ata mund t’i parandalojë vetëm frikësimi i organizuar, presioni publik ose i fshehur. Një presion i tillë është aktualisht i dukshëm”, përfundon ai.

Nëse dyqanet lokale mbeten bosh për një kohë të gjatë, shumica e serbëve nga veriu do të shkojnë për blerje më të mëdha në Rashkë ose në Novi Pazar.

Marrë nga DW

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës
Azia

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Next Post
Osaka: Trump, si “pykë” në botën islame, ndan Erdogan me Bin Salman (video)

Osaka: Trump, si "pykë" në botën islame, ndan Erdogan me Bin Salman (video)

BE nis me Shqipërinë unifikimin e tregjeve, ende pa hapur negociatat

BE nis me Shqipërinë unifikimin e tregjeve, ende pa hapur negociatat

SPAK-u maqedonas vijon ndëshkimet: tre arrestime nga epoka “Gruevski”

SPAK-u maqedonas vijon ndëshkimet: tre arrestime nga epoka "Gruevski"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni