Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Mund ta nxjerr shpirtin jashtë burgut”: arti i të ndaluarve të Guantanamos shkon në Nju Jork

by te Sheshi
02/10/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
“Mund ta nxjerr shpirtin jashtë burgut”: arti i të ndaluarve të Guantanamos shkon në Nju Jork

Një model anijeje në përmasa gjigande me direkë të zbukuruar dhe frëngji, dritaret e të cilave hapen për të treguar qytetet e Jeruzalemit, Mekës dhe Medinës. Krijuesi i këtij modeli, Moath al-Alwi, jeton aq afër oqeanit sa mund t’i dëgjojë zhurmën, por nuk mund të shohë dallgët e jo më të hyjë në ujë.

Al-Alwi është i burgosur në burgun amerikan në Guantanamo, Kubë, dhe anija e tij – punuar me kartonë të ngjyrosur, tapa shishesh plastike, fije nga sixhadja e faljes, dhe rruaza lutjesh, del për publikun në Nju Jork, në një ekspozitë arti të të dënuarve dhe ish-të dënuarve të burgut famëkeq.

“Ode për detin” hapur në gallerinë “President” në kolegjin “Xhon Xhej” të drejtësisë penale në Nju Jork, paraqet 36 punime të krijuara nga të burgosurit ndërsa ata qëndronin të prangosur në dyshemetë e qelive të tyre. 

Titulli i saj është referencë ndaj temës që dominon: oqeani që rrethon bazën por të cilin të burgosurit nuk arrijnë ta shohin për shkak të një pengese prej pëlhure të trashë, që varet nga gardhet rrethuese të burgut.

“Në Guantanamo ne jemi pikërisht ngjitur me detin por nuk mund të shkojmë aty”, thotë Abdualmalik Abud, përmes një bisede në chat me të përditshmen londineze, “The Guardian”.

Abud, i cili ka mbërritur në kampin e burgut ditën që u hap, u lirua pa asnjë akuzë verën e kaluar dhe u dërgua në Malin e Zi. Ai thotë: “Për mua, deti do të thotë qetësi. Ndonjëherë, anija do të thotë se do të arrish në breg. Ndonjëherë, unë e vendos veten time në mes të detit, në pikturë. Dallgët të dërgojnë atje dhe më në fund arrin në tokë. Gjithnjë ne mendonim se një anije do të na largonte prej aty …. më në fund anija erdhi dhe më solli në Mal të Zi.

Në vitin 2014, pëlhurat rrethuese të burgut u hoqën për katër ditë për shkak të një uragani, duke frymëzuar një dallgë artistike. “Çdokush që mund të vizatonte, vizatoi detin”, shkruan ish-i burgosuri Mansoor Adayfi në një ese që i është bashkëngjitur katalogut të ekspozitës.

“Mund të kuptohet se disa prej këtyre vizatimeve janë një përzierje e shpresës dhe dhimbjes. Që deti do të thotë liri që askush nuk mund ta kontrollojë apo zotërojë, liri për çdokënd”.

Kuratorja e ekspozitës, profesorja Erin Thompson, thotë se “arti është një mënyrë për ta imagjinuar veten jashtë Guantanamos”.

Thompson thotë se qëllimi i parë i ekspozitës ishte “t’u jepte njerëzve të tjerë një mënyrë të ndryshme të të menduarit për këta persona, por në të njëjtën kohë edhe të mendojnë për veten në një mënyrë të ndryshme”.

Por, qëllimi i saj ndryshoi pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. “Në epokën Trump, i cili po thotë se dëshiron ta zgjerojë Guantanamon, ekspozita tashmë ka edhe një qëllim aktivist, që është të tregojë se mbyllja pa afat e njerëzve dëmton të dënuarit dhe njerëzit që punojnë në burgje”.

Punimet e para të artit të krijuara në Guantanamo janë me gjasa pikturat me lule të shkarravitura në kupat me të cilat të burgosurit merrnin çajin, një praktikë që nisi aty pothuajse me hapjen e kampit në vitin 2002. Këto kupa shpesh merreshin dhe dërgoheshin për inspektim tek njësitë e inteligjencës ushtarake, sipas rrëfimit të një ish-roje të Guantanamos.

Mësimet e artit erdhën më pas, në vitin 2009, pasi Barak Obama u bë president, kur në një deklaratë të ushtrisë thuhej: “Programi i artit mundëson stimulim intelektual për të ndaluarit dhe u lejon atyre të shprehin dellin e  tyre krijues”.

Abud thotë se sa mezi kishte pritur të mësonte artin, dhe të shkonte në kurset e ofruara në anglisht dhe në spanjisht. “Doja të mësoja, ta përdorja kohën për gjëra të mira. U kërkova të më regjistrojnë”, thotë ai.

Shprehja krijuese nuk është tërësisht e lirë në burg, ka disa kufizime. Përdorimi i lapsave, stilolapsave apo gjërave të tjera të mprehta ndalohen rreptësisht, ashtu si dhe përdorimi i materialeve metalike, siç janë pjesa më e madhe e penelëve të pikturës.

“Ishte shumë e vështirë, pasi ndërsa na lëviznin nga qelitë tona drejt klasës së artit, ata na vinin prangat dhe na kontrollonin. Kur ne mbërrinim në klasë, ata na kontrollinin sërish. Na hiqnin prangat nga duart, por këmbët i kishim të prangosura”, thotë Abud.

Shumë nga punimet e ekspozitës u krijuan pas vitit 2015, ndërsa punimet më të hershme u konfiskuan gjatë kontrolleve apo periudhave të trazirave dhe grevave masive të urisë.

Abud në gjithë këtë rrëmujë, u vlerësua për sjellje të mirë dhe u lejua të krijojë art në qelinë e tij.

Disa të ndaluar e përdorin artin, po ashtu, për t’u lidhur me botën përreth. Një punim nga Muhammad Ansi, tregon imazhin tashmë të famshëm të trevjeçarit sirian, Aylan Kurdi, trupi i të cilit u nxorr nga deti në brigjet turke në shtator 2015 ndërsa familja e tij po përpiqej të largohej nga lufta.

Ansi dhe nëntë burra të tjerë u transferuan nga Guantanamo katër ditë përpara inagurimit të Donald Trump.

Pavarësisht qëllimit të shpallur nga Obama për ta mbyllur burgun, 41 burra mbeten ende të burgosur atje. Algjeriani Djamel Ameziane u soll në Guantanamo në vitin 2002 dhe pavarësisht se u çlirua nga akuzat e duhej të lirohej në vitin 2008, kjo nuk ndodhi deri në vitin 2013.

Sipas katalogut të ekspozitës,  “Ameziane u tha avokatëve se në momentet e veta më të këqija, ai ndjente sikur ishte në një anije atje jashtë në det, i rrahur pa pushim nga stuhitë në një udhëtim drejt një destinacioni të panjohur…”

Ameziane po ashtu, u tha avokatëve se përpara se të nisnin klasat e artit në kamp, të ndaluarit nuk lejoheshin madje, as të vizatonin figurina në letrat që u dërgonin familjeve apo të dashurve të tyre. Nëse e bënin këtë, autoritetet e kampit i shkarravisnin me stilolaps.

Ndërkohë që rregullat në Guantanamo vijojnë të ndryshojnë, ndonjëherë të ndaluarit që konsiderohen “në rregull” lejohet të punojnë në projektet e tyre të artit në qeli.

Al-Alei, shtetas jemenas, i cili mbahet ende në burg, thotë se nis të punojë mbi veprat e tij “pak përpara agimit” dhe vijon për shtatë apo tetë orë.

“Kur nis një punim arti, harroj që jam në burg. Kur nis një punim arti, harroj veten”, i tha ai avokatit të tij, Beth Jacob.

“Pavarësisht të qënit në burg, unë përpiqem aq shumë ta nxjerr shpirtin tim jashtë burgut. Unë jetoj një jetë të ndryshme kur bëj art”.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Next Post
Lotaria amerikane, ja rregullat e reja: rastet kur s´kualifikoheni

Lotaria amerikane, ja rregullat e reja: rastet kur s´kualifikoheni

Autori i masakrës së Las Vegasit: ja jeta e 64-vjeçarit që vrau 58 njerëz…

Autori i masakrës së Las Vegasit: ja jeta e 64-vjeçarit që vrau 58 njerëz…

Liroi të dënuarin në Itali, ja vendimi i papritur i gjyqtarit Curri…   

Liroi të dënuarin në Itali, ja vendimi i papritur i gjyqtarit Curri…  

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni