Deputeti i AAK-së Bali Muharremaj pranoi se e ka gjuajtur gazin lotsjellës në Kuvend.
Ai tha para gazetarëve se po shkon të dorëzohet tek Policia pasi që është ai që e ka gjuajtur gazin e jo deputetja Teuta Haxhiu siç ishte raportuar më herët.
Deputeti Muharremaj është përshëndetur me kolegët e tij dhe më pas ka dalë nga ndërtesa e Kuvendit për t’u dorëzuar te Policia.
/tesheshi.com/