Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të dërgojë një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë sesi filloi koronavirusi i ri, i emërtuar COVID-19 dhe që ka futur botën në kolaps.
Kjo u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhan Ghebreyesus.
“Njohja me burimin e virusit është shumë, shumë e rëndësishme,” tha Tedros.
Ai theksoi se ata mund ta luftojnë më mirë virusin kur dinë gjithçka rreth virusit, përfshirë mënyrën se si filloi.
“Javën tjetër ne do dërgojmë një ekip në Kinë për t’u përgatitur për këtë,” tha udhëheqësi i OBSH. /tesheshi.com/