Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mrekullitë e botës antike: gjashtë vende të panjohura, të krahasueshme me Koloseumin

by te Sheshi
11/07/2016
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 4 mins read
A A
Mrekullitë e botës antike: gjashtë vende të panjohura, të krahasueshme me Koloseumin

BKKPMD Starry night with moving cloud cover at Newgrange, Co Meath, Ireland.

Kur flitet për mrekullitë e botës së lashtë, ka shumë më tepër për t’u eksploruar sesa Petra,  Angkor Wat dhe Koloseumi. Kështu, duke marrë mendimin e udhëtarëve të ndryshëm që ndajnë me njëri-tjetrin dëshirën për të zbuluar vende të reja,  BBC Travel rendit edhe gjashtë mrekulli të tjera të botës së lashtë, por që janë më pak të dukshme në sytë e publikut e pak të vizituara nga turistët. Mes tyre, është një rrjet ishujsh të vegjël lundrues antikë në Mikronezi, një qytet nëntokësor i gdhendur i gjithë në një shkëmb vullkanik në Turqi, dhe një vendndodhje fenikase e përbërë nga blloqe monumentale kaq të mëdhenj sa mbetet mister sesi kanë mundur të priten e lëvizen nga vendi.

cave city in Cappadocia Turkey
Derinkuyu, Turqi

Poshtë qytetit të vogël të Derinkuyu, 750 kilometra në juglindje të Stambollit në provincën Nevsehir shtrihet një sistem gjigand shpellash më të mëdhatë të ndërtuara ndonjëherë nga dora e njeriut, e që mban të njëjtin emër me qytetin homolog mbitokësor e më konvencional,  Derinkuyu.

Kjo mrekulli e lashtë e Anatolias ka të gjitha degëzimet e një qendre komunale, me shkolla, stalla dhe kisha – por në vend që të ngrihet nga toka, vendet e takimit në Derinkuyu janë të gdhendura në shkëmbin e butë vullkanik 60 metra deri në 85 metra, nën sipërfaqe.

Ndërtuar midis shekujve të shtatë dhe të tetë para erës sonë, kompleksi nëntokësor u ngrit për t’u mbrojtur ndaj ushtrive plaçkitëse. Edhe pse u ngrit si një strehim i përkohshëm, rregullimet e saj janë mbresëlënëse: rreth dyer në nivelin e tokës nga të cilat mund të hyje në qytetin nëntokësor, 15 mijë tubacione ventilimi për të marrë ajër të pastër, sikundër edhe qilarë e një rrjet kompleks kalimesh, tunelesh e korridoresh.

“Ishte mjaftueshëm e madhe sa për të strehuar rreth 20 mië njerëz së bashku me bagëtitë e tyre dhe furnizime”, thuhet në një pasazh të postuar nga turistët në faqen “Quora”.

Duke marrë parasysh moshën, qyteti nëntokësor është në kushte të shkëlqyera dhe ende i vizitueshëm edhe sot përmes shumë guidave. Udhëtarët duhet të kenë parasysh sidoqoftë, se vizita përfshin shumë shkallë. 

EBWW4K Ruins of the ancient city Nan Madol, Pohnpei, Caroline Islands, Micronesia, Central Pacific

Baalbek, Liban

Ndodhet në lindje të Libanit. Në luginën Beqaa shtrihet vendndodhja e lashtë por e ruajtur mirë Baalbek ndërtuar rreth 9 mijë vjet më parë. Lugina tërhiqte në atë kohë shumë popuj të lashtë, përfshi fenikasit, grekët dhe romakët. Së pari u përdor si një vendndodhje fetare, me tempuj monumental kushtuar zotave si Baçhus, Venus apo Jupiter.

“Vetëm tempulli i Bakusit është më i madh sesa Partenoni në Greqi”, shkruan një turist në faqen “Quora”. Tempulli fqinj i Jupiterit ka mbetur me vetëm pesë nga 54 kolonat korinthiane, por në lartësinë e tyre prej 22 metrash dhe dy metra të gjera, ato të shtangin dhe thuhet se janë më të mëdhatë në botë”.

Në themelet e tempullit të Jupiterit qëndron një trio megaliti, disa nga blloqet unike të ndërtimit më të mëdha në botë. Sesi secili prej këtyre blloqeve është prerë dhe zhvendosur mbetet njëfarë misteri, por ka nga ata që thonë se blloqet janë vendosur në vendet e tyre me vinça romakë, një lloj pajisjeje primitive me litarë.

B36D32 Temple of Bacchus at Baalbek Lebanon. Image shot 2008. Exact date unknown.

Newgrange, konteja Meath, Irlandë

BKKPMD Starry night with moving cloud cover at Newgrange, Co Meath, Ireland.

Kubeja masive e rrumbullakët e Newgrange ngrihet nga fushat ngjyrë smeraldi të kontesë Meath në Irlandë si një UFO e mbuluar nga bari. Ndërtuar më shumë se 5 mijë vjet më parë, gjatë periudhës neolitike, rreth vitit 3200 para erës sonë, kjo vendndodhje antike është e mbushur me folklore irlandez dhe konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishme megalitike në Europë.

Vetë struktura është një tumë me bar sipër e bërë nga shtresa të alternuara toke dhe guri. Rreth 76 metra në perimetër, 12 metra e lartë dhe me një sipërfaqe prej 4500 metra katrorë, vendndodhja që është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s është e rrethuar me një fasadë prej guri kuarc të bardhë, shtuar gjatë një restaurimi në vitet 1970. Brenda është një kalim që zgjatet në 19 metra dhe që përfundon me tre dhoma të vogla që mendohet se mund të jenë vende antike varrimi.

Sekreti i kësaj strukture antike? : është një mjet mbresëlënës dhe i saktë për matjen e kohës. Struktura është vendosur në linjë me pikën e lindjes së diellit dhe dhomat e saj përmbyten nga drita gjatë solsticit dimëror të hemisferës së veriut. “Ndërsa lind dielli dhe ngrihet në qiell, e gjithë dhoma ndriçohet në mënyrë dramatike”, shkruan një turiste. Qëllimi i ndërtuesve të saj ka qenë pa dyshim të shënonin nisjen e vitit të ri.

Shpellat Ajanta dhe Ellora, Maharashtra, Indi

Kailas Temple, Ellora
Ajanta caves, India

Rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Aurangabad, shpellat Ellora në Indi konsiderohen si maja e arkitekturës indiane në prerjen e shkëmbinjve. Vendndodhja përmban 34 shpella që janë gdhendur nga gurët që ndodhen përballë kodrave Charanandri mes shekujve të gjashtë dhe të nëntë.

Shpellat vlerësohen më shumë për pikturat e tyre antike dhe skulpturat e konsideruara kryevepra të artit budist e që mbahen si pikënisje e artit klasik indian. Qendra arkeologjike e Indisë i quan ato “shembujt më të shkëlqyer të mbijetuar të artit indian, sidomos pikturat”. Vendndodhja në Ellora strehon gjithashtu edhe tempullin mbresëlënës të Kailasas, që është gdhendur nga një shkëmb i vetëm. “Madhësia e dukshme dhe finesa arkeologjike mahnit këdo që e sheh”, thotë një vizitor.

Rreth 100 kilometra më në verilindje janë shpellat Ajanta, një spektakël i mbiquajtur “një nga mrekullitë e mëdha të botës antike” nga historian britanik Ëilliam Dalrymple. Shpellat e mrekullueshme janë prerë nga shkëmbinjtë mes shekujve të dytë dhe të shtatë për të strehuar tempujt budistë, varret, sallat e lutjes dhe fjetoret.

“Përgjatë viteve, për shkak të kohës dhe neglizhencës , pjesa më e madhe e pikturave murale kanë rënë por mund të shohësh lavdinë e dikurshme nga ato që kanë mbijetuar dhe ruajtur”, shkruajnë vizitorët. “Eshtë ende një bukuri e vërtetë edhe pas 1500 vjetësh”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Pritje madhështore për kampionët e Europës në Lisbonë (video)

Pritje madhështore për kampionët e Europës në Lisbonë (video)

Bujar M. HOXHA: Për Krajat e Robellët, për të gjithë fitilvënësit

Bujar M. HOXHA: Për Krajat e Robellët, për të gjithë fitilvënësit

UEFA përcakton formacionin më të mirë të Europianit: mungon çuditërisht Gareth Bale

UEFA përcakton formacionin më të mirë të Europianit: mungon çuditërisht Gareth Bale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni