Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mrekullia e veshjeve shqiptare në muzetë britanike; ndër to jeleku i qëndisur me ar, dhuratë për Edith Durham

by te Sheshi
13/03/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Mrekullia e veshjeve shqiptare në muzetë britanike; ndër to jeleku i qëndisur me ar, dhuratë për Edith Durham

Nga Dorian Koçi

Veshjet popullore shqiptare gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj. Koloriti dhe ornamentet e tyre shpesh herë u kthyen në objekt studimi dhe admirimi në shënimet e udhëtimit dhe veprat e botuara në Evropë. Revolucioni industrial, përparparimet teknologjike dhe përmirësimi i mjeteve të komunikimit nga gjysma e dytë e shekullit të XIX,  bënë të mundur që udhëtimet edhe në distanca më të largëta të botës të mos ishin më të gjatë, të lodhshëm  dhe të vështirë. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, numri i udhëtarëve evropianë që vizitonin Shqipërinë vazhdoi të rritej ndjeshëm. Për herë të parë në këtë kohë, vendin tonë  e vizitojnë edhe udhëtare femra si është rasti i udhëtares dhe antropologes Mery Edith Durham, e cila ka lënë disa shënime interesante dhe kostume popullore që sot ruhen dhe ekspozohen në muzeumet e Britanisë së Madhe.

Edith Durham (1863-1944) ishte 37 vjeç, kur ndërmori udhëtimin e saj të parë në Ballkan më 1900. Ky udhëtim do të kishte një efekt të dyfishtë: në jetën e saj dhe për antropologjinë dhe etnografinë e rajonit.

Së pari, që nga zbulimi i Malit të Zi, Serbisë dhe Shqipërisë dhe për 14 vjet me radhë ajo do të kalonte pjesën më të madhe të kohës dhe të angazhimit të saj intelektual dhe politik në udhëtimet nëpër Ballkan. Edith Durham shkroi dhe botoi një sërë veprash monumentale  dhe artikujsh për historinë, etnografinë, intrigat politike dhe antropologjinë e Ballkanit. Historianët e mëvonshëm të Ballkanit kanë përdorur rregullisht citime nga veprat e saj ku sipas historianit të njohur të Ballkanit, Noel Malcom, ajo ishte “një nga vëzhguesit e huaj me perceptimin më të mirë të ngjarjeve”. Veprat e saj sipas rendit kronologjik janë: “Through the Lands of the Serb” (1904), “The burden of the Balkans “(1905) ,”High Albania“(1909) ,”The struggle for Scutari” (1914) ,”Twenty Years of Balkan Tangle “(1920) ,”The Sarajevo Crime (1925) dhe  “Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans” (1928).

12025508_10208887152514759_788591548_n

Së dyti, përvoja dhe materiali i mbledhur gjatë këtyre udhëtimeve përbëjnë ndoshta koleksionin më të pasur të kulturës popullore dhe sociale të mbledhur nga ndonjë udhëtar i huaj gjatë kësaj kohe.  Një pjesë e madhe e këtij koleksioni shumë të çmuar për kulturën shqiptare ndodhet në British Museum dhe në koleksionin Durham në Bankfield Museum në Halifax. Pjesa më e  madhe e tyre janë veshje popullore të blera gjatë udhëtimeve të saj në Shqipëri. Ashtu si dhe udhëtarë të mëparshëm britanikë që kishin shprehur admirimin për veshjet shqiptare, edhe ajo do të shprehej: “qëndisjet me ar nuk mund t’i gjesh asgjëkundi, dyqanet e rrobaqepsave janë një shkëlqim i mahnitshëm i ngjyrave dhe modeleve. Nëse nuk do të kisha vështirësi me transportin e tyre , do të kisha blerë aq shumë sa do të kisha mbetur pa asnjë dysh”. (Edith Durham 1909 / 1985, High Albania: 272).

Një pjesë e tyre janë dhurata mirënjohje që shqiptarët i dhuruan mikeshës së tyre që kish bërë aq shumë në arenën ndërkombëtare për të mbrojtur kauzat e tyre.

10580426_10208887151274728_209289247_n

Kështu, një nga veshjet popullore më të bukura është ajo që ruhet në Bankfield Museum në Halifax, një jelek gruaje i qëndisur me ar, dhuratë e popullit të Beratit në 1918. Kjo dhuratë ishte një shprehje e mirënjohjes së shqiptarëve ndaj asaj zonje , e cila vazhdonte të punonte në favor të Shqipërisë. E prekur nga ky gjest fisnik, ajo kujtonte: “Kalërova tre ditë maleve e mbërrita në Berat herët në mëngjes, dhe hartova një telegram për Këshillin e Ambasadorëve në Londër , si petecion nga banorët e Korçës, që thonin se dëshironin të mbeteshin shqiptarë dhe  Korça të mbetej shqiptare.” (Afrim Karagjozi, Mery Edith Durham: Dituria: 102).

Jeleku dëshmon një nivel të lartë të mjeshtërive artizanale të Shqipërisë së asaj kohe dhe të qytetit të Beratit si një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë së jugut. Jeleku pa mëngë dhe i qendisur me ar ishte një veshje e aristrokracisë së lartë beratase dhe dëshmon për një nivel mirëqënie të shtresave shoqërore që e vishnin. Në të bie në sy sasia e madhe e arit e përdorur për të realizuar ornamentet e ndryshme.

Kjo cilësi e veshjeve popullore shqiptare nuk ishte një gjë e re. Edhe poeti i madh romantik, Lord Bajron rreth 100 e ca vjet më parë, kur kish blerë kostumin e famshëm me të cilin ka pozuar për piktorin Thomas Philips, i kish shkruar së ëmës: “kam blerë disa petka shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë 50 ginea secila, dhe kanë aq flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë 200 ginea”. (Afrim Karagjozit “ Miti Shqiptar për Bajronin”:23).

Qyteti i Beratit, ashtu si dhe qytetet e tjera shqiptare në periudhën osmane, kishin një artizanat të zhvilluar, të organizuar në esnafe që trashëgonin mjeshtëritë brenda familjeve brez pas brezi. Brenda një harku kohor zejtaria në qytetin e Beratit kishte shënuar një përparim të dukshëm,çka shihet jo vetëm në shtimin e numrit të zejtarëve por edhe të zejeve. Në defterin e vitit 1583,  janë regjistruar 638 zejtarë. Edhe pse nga numri i zejeve që ushtroheshin  në këtë kohë(23), qyteti i Beratit vinte pas qyteteve të tilla si Elbasani(45 zeje), Prizreni(45), Shkodra e Prishtina (me nga 28 zeje secila), për nga numri i zejtarëve që punonin këtu, Berati zinte vendin e parë mes qyteteve shqiptare. (Ferit Duka, Berati në kohën osmane (shek. XVI – XVIII):79).

Mes zejtarive që ushtroheshin vend të posaçëm zinin zejet që kishin të bënin me prodhimin e veshjeve  dhe të sendeve të ndryshme të zbukurimit. Zhvillimi i disa veprimtarive zejtare ndikohej drejtë për së drejti prej shtimit të vazhdueshëm të kërkesave të shtresës së pasur të qytetit për veshje luksi dhe artikuj të çmuar zbukurimi.

Sot, për fat të keq, këto mjeshtëri artizanale kanë humbur dhe ringjallja e tyre përbën një sfidë për zhvillimin e një turizmi kulturor të qendrueshëm. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim do të ishte sjellja dhe ekspozimi i këtyre objekteve të çmuar muzealë në Shqipëri, për tu studiuar nga etnografët tanë, dhe përpjekja për ta rigjallëruar sërish traditën e qepjes dhe përgatitjes së veshjeve popullore që dikur mahnisnin europianët e paktë që vizitonin Shqipërinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
LDK publikon pamjet e sulmit me molotov ndaj shtëpisë së kryeministrit Mustafa (Video)

LDK publikon pamjet e sulmit me molotov ndaj shtëpisë së kryeministrit Mustafa (Video)

Gazetari godet me shkelm ish- futbollistin e Milanit, Kostakurta (VIDEO)

Gazetari godet me shkelm ish- futbollistin e Milanit, Kostakurta (VIDEO)

Luftoni kancerin e mëlçisë me brokoli

Luftoni kancerin e mëlçisë me brokoli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni