Kirurgët në Spitalin e Fëmijëve në Los Anxheles arritën të ndërtojnë një zemër falë teknologjisë 3D, për një foshnje të sapo lindur.
Martha Perezit i thanë se vajza e saj vuan nga problem i rrallë në zemër dhe mund të jetojë maksimumi dhjetë minuta pas lindjes. Menjëherë pasi vajza me emrin Ester lindi, inxhinierët krijuan një kopje të zemrës së foshnjës, të cilën doktorët e përdorën për transplant.
Pas operacionit, kirurgu Dr. Richard Kim tha se vajza tani mund të jetojë një jetë të gjatë e plot shëndet. /tesheshi.com/