Manchester United “i rrëmben” papritur e pakujtuar Chelsea-t, sulmuesin belg Romulo Lukaku.
Djajtë e kuq të Mourinjos, janë thuajse një hap larg firmosjes për 75 milion paund me sulmuesin aq të pëlqyer nga Antonio Konte. 22-vjecari Lukaku mund të nënshkruajë për 5 vjet, e me klauzolë shumë të lartë për ndonjë prishje të mundshme kontrate.
Ai zhvilloi një sezon shumë të mirë me Everton dhe ishte “piketimi” i parë i Kontes, pasi “përzuri me një sms” Diego Kostën.
Nga ana tjetër, me blerjen e Lukakut, Mancester nuk “ka më nevojë” për Alvaro Moratën, për të cilin ishin shumë pranë akordit me Realin e Madridit. Veç në mos Mourinjo “të çmendet”, e të luajë me dy sulmues të deklaruar sezonin e ri. /tesheshi.com/