Shi, borë, prapë shi; ulje temperaturash, pastaj ngritje; erëra të forta….kështu do të karakterizohet moti i këtij fillimviti në rajon.
Sipas meteorologëve, pas uljes së temperaturave në ditët e para të 2016-ës pritet të ketë një rritje me 4 deri në 5 gradë ne mesjavë, ndërkohë që rreshjet do të vazhdojnë.
Sakaq, nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore thuhet se nga dita e martë deri të premten pritet shtim i prurjeve në lumenjt Shkumbin, Erzen, Drin dhe Bunë.
Pra, po jetojmë një kohe me teka të jashtëzakonshme moti: nga thatësira direkt në përmbytje, nga ditët e ngrohta direkt në acar. /tesheshi.com/