Moti tejet i ftohtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar probleme të mëdha edhe për Iguanat, të cilat jetojnë në rrethinat e Miamit.
Teksa zona si dhe një sërë shtetesh të tjera të SHBA-ve janë përfshirë nga stuhitë e dimrit të ftohtë dhe ngricat po përhapen edhe në Bregun Lindor, specia me gjak të ftohtë po e pëson keqas.
Iguana janë parë duke rënë nga pemët të enjten, ndërsa temperaturat kanë rënë në minus 10 gradë celsius. Në këto temperatura, iguana e ka të pamundur të lëvizë.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi të enjten në mëngjes se disa pjesë të Floridës Jugore përjetonin temperatura nën 4 gradë, të pazakonta për zonën me klimë të ngrohtë./tesheshi.com/