Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mosshitja prej tre vitesh e “Mercedesit” në Kosovë, tregues i qartë i (anti)korrupsionit qeveritar në vend

by te Sheshi
23/09/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mosshitja prej tre vitesh e “Mercedesit” në Kosovë, tregues i qartë i (anti)korrupsionit qeveritar në vend

Nga Bashkim Kastrati

Që nga viti 2012 institucionet e Kosovës e kanë të pamundur që të blejnë vetura të tipit “Mercedes”, të cilat prodhohen nga kompania e njohur gjermane “Daimler”. Kjo pamundësi është për faktin se kjo kompani ka hequr dorë nga pjesëmarrja në tendera publikë të cilat shpallen nga institucionet shtetërore të Kosovës. Ky vendim tash e tri vite nuk ka ndryshuar.

Siç është raportuar në media, ky vendim ka ardhur për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në Kosovë dhe mosluftimi i korrupsionit. Por duhet cekur faktin se “Daimler” për disa vite i ka shitur vetura “Mercedes” institucioneve të Kosovës edhe kur kishte nivel të lartë të korrupsionit, ndërsa ndalimi i menjëhershëm në marrjen pjesë në tenderë krijon dyshime se mund të ketë pasur tendenca që edhe dikush nga kjo kompani të korruptohet.

Pra e thënë më thjesht, kjo kompani nuk pranon as të marrë para nga institucionet që i konsideron të korruptuara, e lerë më që t’i shkojë ndërmend që të bëjë ndonjë investim kapital në Kosovë. Sipas raportit të “Transparency International” për indeksin e korrupsionit për vitin 2014, Kosova renditet në vendin e 110, që do të thotë se është ndër vendet më të korruptuara në Botë.

Sidoqoftë, ky fakt është një treguesi qartë për nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë, ndërsa hezitimi i kësaj kompanie që të mos marrë pjesë në tenderat e institucioneve shtetërore në tri vitet e fundit, tregon se nuk ka progres në luftimin e kësaj dukurie. Për më shumë injorimi që i ka bërë Kosovës një kompani aq e madhe, tregon edhe për imazhin e keq të Kosovës, pasi që refuzohet edhe t’i shiten vetura që kapin vlera të mëdha financiare.

Kujtojmë që edhe kompani tjera kanë pasur probleme për shkak të korrupsionit në Kosovë, siç ka qenë rasti i tenderit për pasaporta biometrike, ku 1.4 milionë euro janë avulluar, dhe në vend që të shkojnë tek kompania prodhuese nga Austria, kanë përfunduar në gjepin e ndërmjetësuesve shqiptar dhe tashme të “famshmes” Natali Velija, e cila është dënuar me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë.

Ky skandal ka bërë që edhe shumë kompani tjera të mëdha të mendojnë mirë para se të bëjnë pazare me institucionet qeveritare apo t’u ofrojnë shërbime atyre.

Nuk dihet kur do të hiqet ndalesa, përfaqësuesi i “Mercedes” për Kosovë nuk ka përgjigje

Zyrtarët e kompanisë “Daimler Ag” kanë bërë të ditur se kanë vendosur me Kosovën të bëjnë biznes vetëm si transaksione të drejtpërdrejta, gjë që, sipas tyre, garanton një shkallë të lartë të transparencës në proceset biznesore. “Ne kemi vendosur të bëjmë biznes me institucionet qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare vetëm si transaksione të drejtpërdrejta me një numër vendesh, ku përfshihet edhe Kosova. Kjo na garanton një shkallë të lartë të transparencës në proceset biznesore”, ka theksuar më herët për gazetën ‘Zëri’ Ute West von Vellberg, menaxher i lartë për komunikime, integritet dhe çështje ligjore në “Daimler Ag” në Shtutgard të Gjermanisë.

Pas pamundësisë për të blerë këtë lloj të veturës, institucionet shtetërore kanë blerë vetura të markave tjera si  Wolksvagen, Peugeot, KIA, Ford etj.

tesheshi.com ka kontaktuar me kompaninë “Auto Mita”, e cila është përfaqësues i autorizuar për shitje dhe servisim të autoveturave dhe automjeteve komerciale të Mercedes-Benz. Të pyetur përse ishte marrë vendimi për t’i mos shitur vetura institucioneve shtetërore të Kosovës dhe se a pritet që të ndryshojë ky qëndrim, përfaqësues të kësaj kompanie janë prononcuar shkurt se “nuk kemi përgjigje”.

Nuk i duan as paratë e “korruptuara”

Analisti Faik Krasniqi, ka thënë për tesheshi.com se vendimi i gjigantit gjerman të automobilave “Daimler”, që të mos ua shes veturat e tyre “Mercedes” Qeverisë së Kosovës, është për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në Kosovë, bazuar në raportet e “Transparency International”, sepse sipas tij ajo është kompani gjigante botërore dhe nuk ka dëshirë të merret dhe të bëjë tregti me një pushtet korruptiv dhe të kriminalizuar.

“Kjo tregon se Kosova nuk i ka punët mirë, sepse ka pushtetarë dhe sistem të korruptuar dhe të kriminalizuar. Sinjal shumë më i qartë për këtë popull, se këtë pushtet dhe këtë klasë politike, duhet ta shporrin njëherë e mirë nga skena politike, nëse duam të na vijnë edhe investime të huaja, por edhe të zhvillohemi ekonomikisht dhe si shtet”, thotë Krasniqi.

Ndërsa analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se kompanitë mëdha ndërkombëtare janë të kujdesshme në drejtimet e bërjes së biznesit dhe se nuk dëshirojnë të jenë pjese e skandaleve, sepse mund të dëmtohen në tregun ndërkombëtar. Ai thotë se afera e pasaportave edhe disa afera tjera të institucioneve, kanë shtyrë shumë kompani ndërkombëtare që të heqin dorë ose mos të  jenë të interesuar të investojnë apo të bashkëpunojnë për shkak të imazhit të keq që ka krijuar Kosova sa i përket mos luftimin e korrupsionit apo mos interesimit për të ndal familjarizimin dhe shtetin partiak.

“Dihet Kosova është shtet partiak i njerëzve dhe partive por jo i qytetarëve, në secilën pore të jetës vërehet tendenca për përfitime personale nga partitë në pushtët asgjë më mirë nuk është as kjo opozitë. Andaj përmirësimi  i imazhit të Kosovës nuk mund të bëhet përmes ndërtimit të bordeve partiake dhe familjare. Kështu që ka shumë kompani nga shtetet perëndimore që kanë hequr dorë kaherë për të bërë biznes me këto institucione, tash ju e dini me përjashtim të kompanive turke që vijnë të tjera nuk ka, pra nuk ka kompani tjera perëndimore serioz për të ardhur dhe bashkëpunuar me këto institucione”, thotë Burjani. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët për Kurban Bajram: jepni shembuj solidariteti

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët për Kurban Bajram: jepni shembuj solidariteti

Organizatat e luftës kundërshtojnë vendimin e qeverisë:  pensionet e veteranëve duhet të jenë 220 euro

Organizatat e luftës kundërshtojnë vendimin e qeverisë: pensionet e veteranëve duhet të jenë 220 euro

Vendi ku vjeshta është e zjarrtë, 12 fotografi mbresëlënëse nga Japonia

Vendi ku vjeshta është e zjarrtë, 12 fotografi mbresëlënëse nga Japonia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni