Qasja e shteteve dhe mediave perëndimore sot ndaj asaj çfarë ndodh mes izraelitëve dhe palestinezëve, o është injorancë e thellë deri në idiotësi, o është hipokrizi deri në çmenduri.
Ky është konflikti më kompleks në botë dhe më rrënjë të thella, të cilat janë fetare në thelbin e tyre. Ndaj, më e pakta, të duhet një farë leximi i një historie në atë tokë, me Jeruzalemin si kryeqendër, qytet i tre besimeve, për të kuptuar jo terrorizmin e aluduar të Hamasit, por mizorinë e shtetit hebre, ku më së paku ka mosmirënjohje. Fakt: në atë vend më shumë kanë qeverisur muslimanët dhe sa ishin ata në krye të qytetit të shenjtë, vetëm paqe ka patur. Aty, me muslimanët në drejtimin e qytetit, as hebrenjtë e as të krishterët, kurrë nuk kanë vuajtur dhe jo vetëm aty, po kudo e kurdo kur janë qeverisur nga muslimanët, ato kohë të arta kur këta të fundit drejtonin një pjesë të botës.
Skena të tmerrshme të një gjenocidi në vazhdimësi
Askund nuk mund të shihet thelbi i Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit, dhe qytetërimet që dolën prej tyre, si në shembullin e Kudsit(Jerusalemit) dhe marrëdhëniet me të dhe me ata që jetojnë atje. Është një ekzemplar që pasqyron qëndrimin e përgjithshëm të atyre qytetërimeve ndaj jetës në përgjithësi, dhe qëndrimin e tyre ndaj tjetrit dhe të ndryshëm, në veçanti. Kur bëhet fjalë për qytetërimet judaike dhe të krishtera, pa asnjë ekzagjerim, mund të themi, duke u bazuar në Kudsin si shembull, se ato kanë një bazë gjenocidale dhe janë të ndërthurura me ide raciste dhe praktika barbare. Ka shumë shembuj që e vërtetojnë këtë dhe nuk duhen parë veçmas, në mënyrë selektive, por si një gjenocid që po ndodh vazhdimisht.
Në të vërtetë, lajmet dhe imazhet e krimeve në Gaza sot tingëllojnë dhe duken po aq të përgjakshme dhe të tmerrshme sa ato nga kryqëzatat në shekullin e 11-të dhe inkuizicionit në shekullin e 15-të, pastaj ato të viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar, nga Der Jasin, Quds, Gaza, Taberija, Kalkilija, Kufr Kasima, Sabra dhe Shatila.
Këtu janë vetëm disa fotografi të atyre krimeve nga e kaluara. Konkretisht, kur raportonte për masakrën e kryer nga hebrenjtë dhe të krishterët së bashku në vitin 1982 kundër muslimanëve në kampet e refugjatëve në Sabra dhe Shatila, radioja e Londrës njoftoi: “Forcat e djathta në Bejrut vranë qindra burra dhe gra në dy kampe palestineze në pjesa jugore e qytetit. Buldozerët grumbulluan muret e shtëpive në majë të kufomave për t’i fshehur, dhe gazetari ynë raporton se ka parë njerëz të vrarë në rrugë dhe në shtëpi ku janë trupat e të vdekurve të burrave, grave, fëmijëve dhe nënave me foshnja në krahë.”
Dhe gjenocidi i kryqëzatave në Kuds në vitin 1099, prifti Raymond Dajil, e përshkroi kështu: “Një mrekulli e vërtetë ndodhi kur të krishterët tanë pushtuan muret e Jeruzalemit dhe fortifikimet e tij. Disa arabëve iu prenë kokat, disave iu hapën barqet, disave u hodhën nga maja e mureve dhe shumë u dogjën në shtyllë. Të krishterët tanë ‘të devotshëm’ nuk u mjaftuan me kaq, por mbajtën një mbledhje ku vendosën të vrisnin të gjithë banorët e Jeruzalemit, jo vetëm myslimanët dhe hebrenjtë, por edhe të krishterët që e kundërshtuan në çfarëdo mënyre këtë mizori. Dhe në tetë ditë likuiduan 60 mijë njerëz, duke mos kursyer as fëmijët, as gratë, as pleqtë”. (Gustave Le Bon, Qytetërimi i Arabëve, f. 144)
Dhe cili ishte qëndrimi i muslimanëve, si fitimtarë dhe pushtues, ndaj kombeve të mundura, mbi të gjitha në Jerusalem? Me qëllim nuk do t’i përmendim burimet muslimane që flasin për këtë, por do t’i referohemi përsëri priftit të lartpërmendur Rajmond, i cili përshkroi pushtimin, d.m.th. çlirimin e Kudsit nga muslimanët gjatë kohës së Salahudin Ejubit: “Salahudini nuk donte t’u bënte të krishterëve atë që kishin bërë më parë të krishterët u bënë muslimanëve, duke i torturuar dhe vrarë deri në shfarosje; u mjaftua me një xhizje (taksë) të vogël dhe ndaloi plaçkitjen e pasurisë së të krishterëve.”
Dokumenti i Omerit, simbol i tolerancës islame
Krahas kësaj dëshmie, është e rëndësishme këtu, gjatë shkrimit për Kudsin dhe fatin e tij, të kujtojmë një dokument që sublimonte në vetvete postulatet themelore të fesë islame dhe qytetërimit islam dhe që përcakton sjelljen e muslimanëve ndaj jomuslimanëve, pra ndaj të gjithë qytetarëve të një shteti islam. Ai dokument njihet si Dokumenti i Omerit ose Garancia e Omerit dhe dëshmon nga fillimi deri në fund për lidhjen e thellë të qytetërimit islam me trashëgiminë e shenjtë të Profetëve të Zotit: Ibrahimit, Is’hakut, Ismailit, Daudit, Sulejmanit, Zekeriasm Jahjas, Isait(Jezuit) dhe nënës së tij të nderuar Merjem, dhe dëshmon se kjo trashëgimi ka ardhur nga i njëjti burim hyjnor dhe se muslimanët janë të vetmit trashëgimtarë dhe kujdestarë autentikë dhe natyrorë të asaj trashëgimie.
Ja ai dokument: “Me emrin e Allahut, Mëshirëbërësit, Mëshirëbërësit! Kjo është garancia dhe premtimi që robi i Allahut, Umer ibnul Hatabi, prijësi i të mirëve, u dha banorëve të Kudsit. Ai u dha atyre siguri dhe garanci për jetën, pasurinë, kishat dhe kryqet e tyre. Kishat e tyre nuk mund të banohen nga muslimanë, as nuk mund të rrënohen, as nuk mund t’u merret apo zvogëlohet asgjë atyre dhe tokës së tyre, si dhe nga pasuritë e tyre private. Banorët e Kudsit nuk duhet të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as të dëmtohen në asnjë mënyrë. Banorët e Kudsit janë të obliguar të paguajnë xhizjen si banorët e qyteteve të tjera, dhe nëse dikush dëshiron të largohet vullnetarisht nga Kudsi, mund ta bëjë këtë dhe të marrë me vete pasuritë dhe reliktet e tij fetare dhe ne i garantojmë largimin e sigurt nga qyteti”.
Ky dokument i Omerit është një konfirmim i tolerancës islame, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mbrojtjes së jetës, fesë, nderit dhe pronës së të tjerëve. Përfitimet e atij dokumenti dhe konkluzioneve të tij u shijuan dhe u ndjenë në praktikë si nga të krishterët ashtu edhe çifutët, veçanërisht hebrenjtë që ishin të ekspozuar ndaj persekutimit dhe masakrës së vazhdueshme nga të krishterët.
Shembujt historikë nga jeta e hebrenjve dhe të krishterëve dhe marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin na tregojnë se vetë historia ndonjëherë është kundër logjikës. Domethënë, faktet historike të pakundërshtueshme tregojnë se, para Islamit, hebrenjtë kanë vuajtur padrejtësi, abuzim, torturë dhe persekutim nga të krishterët me të cilët kanë ndarë hapësirën e jetesës. Dhe nëse një shtet i krishterë, si ai bizantin, p.sh., sulmohej nga një armik i jashtëm, ata kërkonin ndihmë nga hebrenjtë që jetonin në shtetin e tyre dhe pasi mundnin dhe largonin armikun, të krishterët vazhdonin me torturat dhe dhuna ndaj hebrenjve.
Në ndryshim nga jeta mes të krishterëve dhe nën sundimin e krishterë, kur erdhi Islami, hebrenjtë, sipas dëshmisë së historianëve të tyre, jetuan epokën e tyre të artë dhe përsëri, pas rënies së Perandorisë Osmane, hebrenjtë përjetuan një masakër të tmerrshmenë kohën e Gjermanisë fashiste hitleriane, sepse atëherë nuk kishte as Omer, as Salahudin, as Sulltan Sulejman dhe as një shtet të fortë islam që t’i merrte nën mbrojtje, dhe po të kishte ekzistuar një shtet i tillë, pa dyshim që do t’i mbronte dhe do t’i pranonte. Gjithsesi, kjo u reflektua te ato familje muslimane, sidomos në Ballkan, që shpëtuan sa e sa familje hebreje nga përndjekja naziste. Pra çështje trashëgimie.
Por paçka kësaj tradite islame ndaj tyre, hebrenjtë dhe qeveria e tyre sioniste, prej 75 vitesj, po ia kthejnë mirësinë dhe mbrojtjen muslimane me krim dhe gjenocid ndaj muslimanëve të Palestinës dhe Kudsit.
Dhe për ta bërë paradoksin të plotë, hebrenjtë në krimin e tyre kundër muslimanëve të Palestinës kanë mbështetjen e plotë të të gjithë të krishterëve, edhe pse çifutët nuk e njohin Jezusin, paqja qoftë mbi të, si Mesih, dhe veçanërisht jo si Zot apo bir i Zotit, por e trajtojnë atë si rezultat i një akti amoral të Nënës së tij të nderuar dhe të virtytshme Marie, paqja qoftë mbi të. Prandaj, çifutët nuk e njohin fare krishterimin si shpallje dhe fe hyjnore (qiellore), sepse historia e shenjtë e çifutëve përfundon me Musain.
Mirëpo, kjo palogjikshmëri historike dhe një lloj paradoksi në lidhje me marrëdhëniet hebraike-kristiane ndaj Islamit dhe muslimanëve shpjegohet në Kuran, ku Zoti thotë se “Ata janë miq të njëri-tjetrit”.
Që do të thotë se, përkundër mosmarrëveshjes së madhe ndërmjet hebrenjve dhe të krishterëve, dhe përkundër historisë që lidhej me urrejtjen, padrejtësinë, dhunën dhe krimin e tyre të ndërsjelltë, ata harrojnë të gjitha dallimet dhe armiqësinë e pakapërcyeshme dhe bashkohen në luftën kundër Islamit dhe muslimanëve, gjë që thjesht konfirmon realitetin tonë.
Se muslimanët me të vërtetë ruanin shenjtërinë e Jerusalemit dhe paprekshmërinë e të drejtave të njeriut, dëshmohet edhe nga traktati i nënshkruar nga halifi abasid, Harun er-Rashid, me udhëheqësin e krishterë Karli i Madh në vitin 796, duke e lejuar atë të riparonte kishat në Kuds dhe të jepte një garanci për mbrojtjen e pelegrinëve të krishterë në Kuds.
Kudsi në mënyrë të pashmangshme do të kthehet në duart e muslimanëve
Ndryshe nga muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, veçanërisht të parët, kishin një qëndrim jashtëzakonisht negativ ndaj trashëgimisë për të cilën po flasim. Apostujt e tyre, si dhe nëna e Isait, Maria, u keqtrajtuan nga udhëheqësit hebrenj të kohës, edhe pse ata vetë i përkisnin atij kombi.
Prandaj themi se shembulli i Kudsit dhe raporti me historinë e tij dhe banorët e tij zbulon sekretin e karakterit shkatërrues dhe qëllimeve dhe veprave kriminale të aleancës judeo-kristiane në epokën moderne. /tesheshi.com/