Me mijëra njerëz marshuan në rrugët e Moskës për të përkujtuar liderin opozitar, Boris Nemcov që u qëllua për vdekje pranë murit të Kremlinit, në vitin 2015.
Reformist, demokrat dhe zëvendës-ministër në administratën e ish-presidentit, Boris Jelcin, ai ishte një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin.
Pesë çeçenë dolën përpara gjykatës për vrasjen e tij në muajin tetor. Ata i dënuan akuzat ndërsa të afërmit e Nemcovit druhen se ata që urdhëruan vrasjen e tij nuk do të gjenden kurrë.
Ndarazi, të dielën, aktivisti anti-Kremlini, Ildar Dadin, personi i parë që u burgos me ligjet e reja që shënjestrojnë protestat, u lirua nga një burg Siberian. Ai tha se u torturua nga stafi në burg, një akuzë që zyrtarët e mohojnë. /tesheshi.com/