Bashkimi Europian vendosi dje t’i zgjasë me gjashtë muaj të tjera sanksionet ekonomike kundër Rusisë për përfshirjen e saj në krizën ukrainase.
Një deklaratë e lëshuar nga këshilli i 28 shteteve anëtare sqaroi se vendimi për shtyrjen e sanksioneve u mor pasi marrëveshjet e Minskut nuk do të jenë zbatuar plotësisht deri në fund të vitit, ashtu siç është kërkuar.
I pari reagim i Rusisë ka qenë nëpërmjet kryeministrit Dmitry Medvedev, i cili ka njoftuar për vendosjen e një embargoje ushqimore ndaj Ukrainës.
Më pas ka patur një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse, ku është thënë mes të tjerash: “Në vend të ndërtimit të bashkëpunimit konstruktiv në përballimin e sfidave kyçe të kohës sonë, të tilla si terrorizmi ndërkombëtar, autoritetet e BE-së në Bruksel parapëlqejnë të vazhdojnë të luajnë lojën dritëshkurtër të sanksioneve.”
“Mungesa e logjikës në qëndrimin e BE-së është e dukshme, ndërsa ajo po përpiqet ta ‘ndëshkojë’ Rusinë për diçka që është jashtë kontrollit të saj, por diçka në të cilën vetë BE-ja është e përfshirë.” /tesheshi.com/