Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ftoi homologun të tij amerikan Mark Esper që të marrë pjesë në një paradë ushtarake që do të zhvillohet në Sheshin e Kuq në 24 qershor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Ruse.
Kjo ftesë u bë pas një bisede telefonike ms tyre.
Një paradë e madhe ishte planifikuar për 9 maj, duke shënuar 75-vjetorin e fitores sovjetike mbi Gjermaninë naziste, por u anulua për shkak të pandemisë.
Ministria e Mbrojtjes nuk njoftoi nëse Esper e pranoi ftesën,.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar për një numër çështjesh, përfshirë konfliktet në Siri dhe Ukrainë.
Shoigu dhe Esper diskutuan gjithashtu kontrollin e armëve dhe bashkëpunimin në luftën kundër virusit koronar, tha Ministria e Mbrojtjes Ruse.
Të dy ministrat diskutuan gjithashtu masat për “de-përshkallëzimin dhe stabilizimin e situatës në Siri dhe për të siguruar sigurinë e kontigjentëve ushtarakë në Afganistan dhe rajone të tjera”, shtoi deklarata. /tesheshi.com/