Moska ka shprehur gadishmërinë për të negocuar ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
Siç bën të ditur La Stampa, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka telefonuar homologun e tij amerikan Rex Tillerson dhe i ka shprehur kundërshtimin e Rusisë për retorikën “agresive” që SHBA po përdor duke rritur tensionin në gadishullin korean.
Lavrov ka theksuar se manovrat ushtarake të SHBA-së e vështirësojnë dialogun dhe i ka kërkuar Tillerson të “bëjë hapin e parë për të qetësuar situatën”.
Uashingtoni i ka shtuar sanksionet ndaj dy krerëve të Koresë së Veriut, Kim Jong-sik dhe Ri Pyong-chol, të cilët janë gjithmonë me Kim Jong un-in në fotot e hedhjeve të raketave.
Atyre u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe pronat e patunfshme në territorin e SHBA-së. /tesheshi.com/