Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia do të vijojë dërgimin e pajisjeve ushtarake në Siri për të ndihmuar këtë vend të luftojë grupin ISIS.
“Personeli i ushtrisë ruse është në Siri për mirëmbajtjen dhe shërbimin e pajisjeve ushtarake të bashkëpunojnë me forcat qeveritare siriane dhe ndihmojnë ushtarët si t’i përdorin pajisjet.”
Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për forcat qeveritare në Siri për t’u siguruar se ata kanë aftësi për të luftuar kërcënimet nga terrorizmi.
Megjithatë, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, Philip Breedlove, tha se aleanca po ndjek praninë e Rusisë në Siri “me shqetësim”. /tesheshi.com/