Ka ardhur nga Moska sinjali i parë pozitiv për një qeveri italiane të drejtuar nga 5 Yjet dhe Lega Nord.
Këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Serghej Markov, ka deklaruar për La Republika se Rusia e shikon me simpati qeverinë e re italiane.
Megjithatë, Markov thekson se nuk ekziston ndonjë entuziazëm i madh pasi nuk ka shumë sinjale që të bindin Klemlinin se Roma do të lëvizë për të hequr sanksionet ndaj Rusisë.
Ish-deputeti i partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar thekson se zgjedhjet italiane ishin një provë se retorika antiruse nuk përkrahet nga qytetarët, ndaj dhe duhet të ketë ndryshim rrënjësor të politikave. /tesheshi.com