Ne fjalimin e tij gjatë faljes së Fiter Bajramit, kreu i KMSH-së Bujar Spahiu tha se ajo çfarë u kalua këtë Ramazan qe një sprovë nga Zoti.
“I lutem Zotit të mos na sprovojë në gjëra të tilla duke shpresuar që ndoshta jemi kalitur dhe kemi nxjerrë mësime”, tha Spahiu, duke kërkuar njëherësh që të mirëkuptohet ai dhe institucioni që drejton mbi masat shtrënguese.
“Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, ndaj u kërkojmë besimtarëve që të na mirëkuptojnë. I lutemi Zotit që të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. Ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha”, u shpreh Spahiu. /tesheshi.com/