Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mosdekretimi i ligjit për pronën nga Nishani, rikthen sherrin për Himarën

by te Sheshi
29/12/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Mosdekretimi i ligjit për pronën nga Nishani, rikthen sherrin për Himarën

Nga Ylli Pata

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka thënë “Jo” mazhorancës edhe në fund të vitit pasi nuk ka dekretuar ligjin e ri për kthimin dhe kompensimin e pronës, që sapo u miratua nga Kuvendi.

Siç bëhet e ditur nga një njoftim i zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit ka pasur shumë argument, por më pikanti ka qenë ajo në lidhje me skemën e kompensimit të pronave.

Dhe pikërisht, një nga argumentet e presidentit mund të rihapë çështjen që prej vitesh ka qenë sherr në zonën e bregdetit apo territorin e bashkisë së Himarës.

Po për ç’bëhet fjalë?! Në ligjin e sapomiratuar, mazhoranca ka vënë si dysheme për caktimin e çmimit gjendjen e pronës në momentin e shpronësimit.

Kështu për shembull: kur komunizmi i mori një copë tokë në kodër himariotit ku mbilleshin agrumet, sot kur duhet ta kompensojë, ajo është tokë turistike me vlerë 100 fish më të lartë.

Qeveria në argumentin e saj theksonte se është më e drejtë pikërisht kur marrim për bazë gjendjen e pronës para shtetëzimit dhe jo të kundërtën, pasi atëherë shteti nuk do të ketë mundësi të ndajë para dhe gjendja do të vazhdojë në këtë situatë me vite, pra zapto dhe legalizo.

Por Presidenti Nishani kundërshton qeverinë pikërisht në këtë argument.

“Ligji do të aplikohet mbi kërkesat e patrajtuara dhe të zvarritura deri më sot, duke cënuar pritshmërinë e aplikantëve të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre referuar ligjit të mëparshëm dhe, nga ana tjetër vendos një skemë kompensimi që nuk duket aspak realiste, përsa kohë nuk ekziston një numër i saktë dhe përfundimtar i vendimeve administrative dhe gjyqësore lidhur me kompensimin e pronës, skema e kompensimit i referohet llojit të pronës në momentin e shpronësimit gjatë regjimit komunist dhe nuk ekziston një hartë vlere transparente që reflekton çmimin e tregut”, thekson kreu i shtetit në argumentimin e tij.

Për ata që presin kompensimin, presidenti jep një argument jo të pa dëgjuar më parë, atë të vlerës së kompesimit.

“Në rastet kur shteti nuk ka mundësi të kthejë pronën, njeh kompensimin i cili i korrespondon vlerës më të fundit të pronës”, citon presidenti vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

Ndërkohë që qeveria me këtë ligj – shton ai – kërkon që aplikantët të kompensohen për llojin e pronës në momentin e shpronësimit, duke e përllogaritur sipas hartës së vlerës së vitit 2014.

Realisht, kundër ligjit që u miratua, presidenti Nishani nuk ka qenë i vetëm apo thjesht edhe opozita, por të gjitha shoqatat e pronave e kanë kundërshtuar atë. Dhe për këtë pronarët kanë arsyet e tyre.

Për shembull: një truall në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, do të kompensohet në gjendjen kur dikur atje kanë qenë serrat, pra tokë bujqësore, kurse sot vlera reale e tregut kalon 2000 eurot për metër katror.

Por më e ashpra në kundërshtimin e ligjit ka qenë shoqata “Bregdeti” e drejtuar nga mjeku Nikollaq Nesturi, i cili ka mbrojtur argumentin se në këto vite janë shpronësuar dhe zaptuar në heshtje dhe me shtet, pronarët realë të Himarës.

Ky argument pritet të hapet sërish kur ligji të rishqyrtohet në Kuvend. Por fakt është se edhe ministria e jashtme greke në qëndrimin e saj shpesh ka mbrojtur argumentin që Tirana u ka marrë tokat himariotëve për t’ua dhënë të ardhurve. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Ali Ahmeti: asnjë fjalë për “Lagjen e Trimave” në fjalimin e fundvitit

Ali Ahmeti: asnjë fjalë për “Lagjen e Trimave” në fjalimin e fundvitit

Çel pas 10 vitesh ‘Lulja kufomë’, mban erë … (video)

Çel pas 10 vitesh ‘Lulja kufomë’, mban erë ... (video)

Albin Kurti ribëhet aktiv dhe deklaron:  “Zajednica” ka vdekur!

Albin Kurti ribëhet aktiv dhe deklaron: "Zajednica" ka vdekur!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni