Të dorëzuara për ta kapur Klemend Balilin me aksione terreni, policia shqiptare i është drejtuar për ndihmë çdo njeriu që mund ta japë informacion në këmbim të një shpërblimi prej 5 milion lekësh.
Ditët e fundit, në Sarandë, Delvinë e Gjirokastër, janë kryer kontrolle dhe bastisje në shumë banesa, tek ata që njiheshin me Balilin, por pa asnjë rezultat. Ndërsa tek një pjesë e opinionit ekziston bindja se shteti e di se ku gjendet ai, dhe se gjithçka është një lojë.
Klemend Balili ka kaluar në ilegalitet që nga maji i vitit të kaluar, kur ai u shpall nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”, duke qenë më statusin e njeriut të kërkuar ndërkombëtarësisht për trafik droge.
Emri i tij ka trazuar politikën dhe ka futur një çarje në koalicionin PS-LSI. Ai ishte një ndër drejtorët e LSI-së në nivel lokal, duke drejtuar Transportin Rrugor të Sarandës. Ndërkohë që vëllai i tij është drejtuesi i LSI-së në zonë, e i nipi kryetar i Bashkisë së Delvinës, po nga kjo parti. /tesheshi.com/