Shqipëria do ketë sërish Serbinë përballë në një eliminiatore. Kështu, shorti për Botërorin e futbollit të 2026-ës, e ka vendosur Shqipërinë në një grup tejet të vështirë, ku në krye është Anglia, si koka e grupit, si dhe Serbia. Dy të tjerat janë Letonia dhe Andorra. Ky është pikërisht Grupi K.
Anglia është një nga skuadrat më të vështira për kuqezinjtë, sidomos në fazën eliminatore aty ku rrallë herë lë pikë, ndërsa me Serbinë jemi ndeshur në eliminatoret e Europianit të vitit 2016, në atë përballje të Beogradit, e cila u përfshi nga trazira të shumta dhe takimi u ndërpre.
Më pas UEFA ia dha Shqipërisë fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3. Ishte pikërisht ky rezultat, më i shumti përcaktues, ai që e çoi Shqipërinë në Europian. Me Serbinë në “Elbasan Arena” do humbnim 2-0.
Ndërsa Kosova do ndeshet sërish me Zvicrën, në një grup relativisht të lehtë.
Përballjet sipas grupeve:
GRUPI A, Fituesi Gjermani-Itali, Sllovaki, Irlandë e Veriut, Luksemburg
GRUPI B, Zvicër, Suedi, Slloveni, Kosovë.
GRUPI C, Humbësi Portugali-Danimarkë, Greqi, Skoci, Bjellorusi.
GRUPI D, Fituesi Francë-Kroaci, Ukraina, Islandë, Azerbajxhan.
GRUPI E, Fituesi Spanjë-Holandë, Turqi, Gjeorgji, Bullgari.
GRUPI F, Fituesi i Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlandë, Armeni.
GRUPI G, Humbësi Spanjë-Holandë, Poloni, Finlandë, Lituani, Maltë.
GRUPI H, Austri, Rumani, Bosnje & Hercegovinë, Qipro, San Marino.