Pamje të pabesueshme vijnë nga një prej vendeve me një traditë të spikatur turizmi në Ballkan, pikërisht Kroacia, vend i Bashkimit Europian.
Në një prej plazheve të njohura të Splitit, një mjet i rëndë i ngarkuar me gjethnajë e degë pemësh kalon mespërmes pushuesve, një skenë që ndoshta mund të hasej diku gjetkë, në vende me mishmash social por jo në Kroaci.
Në videon e shpërndarë nga Dalmacija Danas shihet mjeti komunal që tenton të ecë ngadalë mes pushuesve, duke qenë në “krye të detyrës”, por që në një moment ngec pasi e sheh se s’mund të shkojë më tej.
Në komente thuhet se ndoshta një përllogaritje e gabuar rruge e çdo në qorrsokak, duke u bërë kështu një antireklamë për turizmin e vendit të tij. /tesheshi.com/