Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Morgan Freeman, i dënuar të luajë veten

Karriera ironike e aktorit veteran: si nisi e si vijoi…

by te Sheshi
03/04/2024
in Individualitet, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Morgan Freeman, i dënuar të luajë veten
14
SHARES

Nga Eva Güimil, El Pais

Njerëzit që shqetësohen nga ndryshimet në gjini apo racë në përshtatjet e filmave, fajësojnë shpesh përqafimin nga Hollivudi të “kulturës së zgjimit” (Woke). Objektivi i fundit i kësaj lëvizjeje: versioni i ri i vitit 2023 i filmit të animuar “Sirena e Vogël”.

Megjithatë, karriera e larmishme e Morgan Freeman mund të hedhë jo pak dritë mbi këtë çështje. Për shembull, në filmin e vitit 1994 “The Shawshank Redemption”, Freeman portretizon “Red” Redding, një personazh i përshkruar fillimisht si një irlandez me flokë të kuqe në një tregim triller të Stephen King.

Po ashtu ai luan një personazh në filmin “Robin Hood: Prince of Thieves” të vitit 1991 me protagonist Kevin Costner, që nuk ishte pjesë e legjendës së famshme. Pavarësisht se nuk i përshtatej imazhit tipik të Zotit të Biblës, Freeman e portretizoi atë dy herë.

Por ashtu, luajti tre herë rolin e presidentit me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara, përpara zgjedhjes reale të Barack Obamas. Mandati i parë presidencial i Freeman, ishte në filmin “Deep Impact” të vitit 1998.

Kur regjisorja Mimi Leder sugjeroi emrin e tij, një nga drejtuesit e studios kinematografike e hodhi poshtë idenë, duke thënë se “nuk po bëjmë një film fantastiko-shkencor”. Ishte një rol shumë domethënës për një aktor që e nisi karrierën e tij gjatë epokës së Kodit Hays, disa udhëzime që industria ia imponoi vetes për të gjitha filmat që u publikuan midis viteve 1934-1968.

Kodi ndalonte përshkrimin e marrëdhënieve ndër-racore, dhe kufizonte role për aktorët zezakë. “Kur isha i vogël, nuk kam luajtur në filma. Por sa herë që kishte një zezak në një film, zakonisht ishte një figurë komike. Pastaj erdhi Sidney Poitier që u tregoi të rinjve zezakë se edhe ne mund të merrnim role të ndryshme”, ka deklaruar Freeman në një intervistë.

Zezak dhe jo afro-amerikan. Freeman e urren këtë term. “Dy gjëra mund t’i them publikisht që nuk më pëlqejnë: Muaji i Historisë së Zezakëve është një fyerje. Mos doni vallë ta ndryshoni historinë time për një muaj? Edhe termi afro-amerikan më duket një fyerje. Unë nuk pajtohem me të… Çfarë do të thotë ai në të vërtetë? Shumica e njerëzve me ngjyrë në këtë pjesë të botës të janë përzier. Dhe ju përmendni Afrikën sikur të jetë një vend, kur ajo është një kontinent, si Evropa”, deklaroi ai disa vite më parë.

Duke e nisur karrierën e tij gjashtë dekada më parë, ai ka vëzhguar me vëmendje transformimet e industrisë që e kanë bërë atë të panjohshme. “Tani ne i kemi përfshirë të gjithë. LGBTQ, aziatikë, të zinj, të bardhë, martesa ndër-racore, marrëdhënie ndër-racore. Ju i shihni që të gjitha në ekran, dhe ky është një ndryshim i madh”, thekson ai.

Freeman e zbuloi shumë herët pasionin pas aktrimin. Djali i një mësueseje dhe i një berberi të alkoolizuar, do të bëhej fillimisht balerin derisa u rekrutua në ushtri. “Kur isha 16-vjeç doja të bëhesha një pilot në ushtri. Por kur iu afrova më shumë realizimit të asaj ëndrre – isha 21 vjeç dhe u futa në kabinën e një trajnuesi pilotësh – e kuptova papritmas se ëndrra ime ishte një version i romantizuar i luftës, i nxitur nga filmat. Nuk doja ta bëja vërtet. Ishte një episod që do më të ndryshonte jetën. Unë kisha vetëm ato dy ambicie, dhe njëra prej tyre ishte e rreme”, kujton aktori.

Roli i tij i parë i rëndësishëm erdhi në “The Electric Company”, një seri televizive edukative për fëmijë, ku luanin yje të afirmuar si Rita Moreno dhe Bill Cosby. Ishte një punë me orë rraskapitëse, të cilën Freeman e la pas gati 800 episodesh, për të punuar në disa prodhime teatrale mbi veprat e Shekspirit.

Rolet e tij të hershme në film ishin kryesisht në mjediset e burgut. Freeman luajti së bashku me Robert Redford në filmin “Brubaker” (1980). Po ashtu u shfaq gjithashtu në “Attica” (1980), një film televiziv mbi trazirat e vërteta në burgun e New York-ut. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut me filmin “The Witness” (1981), ku luajti së bashku me aktorët që do të bëheshin të famshëm Sigourney Weaver dhe William Hurt.

Në filmin “Street Smart” (1987), portretizoi një personazh që zakonisht u jepet aktorëve me ngjyrë – një kriminel të rrezikshëm dhe arrogant – duke fituar nominimin e tij të parë për çmimin Oscar. Edhe pse u vlerësua nga kritika, ai zgjodhi të mos luante më në role të ngjashme.

“Kur bën diçka të tillë, merr akoma më shumë oferta për të luajtur të njëjtin rol në filma të tjerë. Por unë s’doja ta bëja këtë. Nëse jam i mirë në diçka, nuk dua ta bëj përsëri. Dua të provoj diçka të re”, shprehet ai. Roli që e çoi drejt nominimin e tij të ardhshëm për Oscar ishte krejt ndryshe.

Personazhi i luajtur prej tij në filmin “Driving Miss Daisy” (1989), të cilin ai e kishte luajtur më parë në skenën e teatrit, i solli Freeman-it famën e madhe. Edhe pse ishte mbi 50 vjeç, Freeman ishte një fytyrë e freskët dhe e re për audiencën e filmave. I frymëzuar nga një histori e vërtetë, filmi përshkruan marrëdhënien midis një shoferi zezak dhe një gruaje të moshuar hebreje që evoluoi në një lidhje të ngjashme me familjen.

Ishte një sukses i madh, fitoi katër çmime Oscar (nga nëntë nominime) dhe arkëtoi 145 milionë dollarë në mbarë botën. Freeman ishte tanimë një yll i kinemasë, gjë që i dha një rol në filmim “Robin Hood” të Kevin Costner, i krijuar enkas për të.

Freeman nisi të shfaqej në mjedise jo-konvencionale për aktorët zezakë si në filmin e zhanrit western “Unforgiven” (1992) me regji të Clint Eastwood. Më pas ai u përfshi në rolin e rrëfimtarit në dokumentarë por edhe ne spote publicitare.

Në këto të fundit pati shumë sukses derisa akuzat për “sjellje të papërshtatshme” nga tetë aktore çuan në përfundimin e kontratës. Kolegët si e ndjera Suzanne Somers e mbrojtën atë, duke folur për “mënyrat e tij të modës së vjetër”. Gazetari i CNN që raportoi akuzat, u akuzua më pas falsifikim të fakteve, por dëmi ndaj imazhit i kishte kushtuar Freeman disa kontrata fitimprurëse.

Por i njohur për temperamentin dhe dashamirësinë e tij, Freeman ka ditur gjithmonë të ngrihet mbi thashethemet shpeshherë vicioze të Hollivudit. Ndërkohë indiferenca e tij ndaj çmimeve është e dukshme në filmografinë e tij shumë të gjerë:mbi 120 çmime, duke filluar nga kryeveprat e deri tek filmat që tashmë janë harruar.

Në një rast ai deklaroi për revistën “Esquire”, se disa role i ka realizuar vetëm sa për të “paguar qiranë e shtëpisë”. Vathët e arit me firmën e Freeman, të frymëzuar nga aktori Burt Lancaster në filmin “The Crimson Pirate”, bartin një vlerë të madhe sentimentale.

“Ato vlejnë aq sa dikush të më blejë një arkivol nëse qëllon të vdes në një vend larg SHBA-së”, tha ai një herë për The Talks. “Kjo është arsyeja pse vathë të tillë i mbanin edhe dikur marinarët”, shtoi ai. Tashmë në moshën 86-vjeçare, Freeman vazhdon të punojë me një ritëm të qëndrueshëm.

Filmi i tij më i fundit “57 Sekonda” është një triller fantastiko-shkencor i vitit 2023 me bashkë-protagonist Josh Hutcherson. Aktori veteran e di që producentët nuk i telefonojnë më për t’i dhënë jetë personazheve madhështorë, por për të qenë vetvetja.

“Në fillim të karrierës, doja të bëhesha një kameleon. Ashtu si rolet shumë të ndryshme të De Niros kur ishte më i ri. Por ndërsa rritesh në këtë biznes dhe bëhesh i famshëm, je shumë i dëshpëruar sa i përket të qenit një aktor personazhesh. Ke luajtur shumë herë të njëjtin rol. Ndaj njerëzit që më marrin për një film më thonë ‘Unë dua që të luash thjesht Morgan Freeman’, dhe unë duhet t’u përshtatem atyre”. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Muslimanët amerikanë do bojkotojnë iftarin e Bidenit

Muslimanët amerikanë do bojkotojnë iftarin e Bidenit

Një takim e një bisedë Putin-Kusturica

Një takim e një bisedë Putin-Kusturica

Rama, një “gjysmëçarçaf” reagues ndaj akuzatorit të të vëllait

Rama, një “gjysmëçarçaf” reagues ndaj akuzatorit të të vëllait

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni