Dy moratoriumet e vendosura së fundi në Shqipëri, ai për ndalimin e gjuetisë dhe ai për prerjen e pyjeve, nuk kanë mundur që të frenojnë dorën e atyre që përdorin çiftë e sëpatë në dëm të ambientit.
Kështu, sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP), gjatë periudhës janar-15 shkurt 2016, janë kallëzuar penalisht dy persona për gjueti të paligjshme, si dhe është sekuestruar në total 53 metër³ lëndë drusore e prerë pa leje.
Siç njoftohet nga ky inspektorat, gjatë kësaj periudhe janë kryer rreth 1 119 inspektime, nga të cilat 296 inspektime për gjuetinë e paligjshme, ku si pasojë dy vendosur gjithsej 44 masa administrative, dënim me gjobë në vlerën e 3.13 milionë lekëve, si dhe janë proçederuar penalisht dy persona.
Moratoriumet 10-vjeçare kundër gjuetisë dhe prerjes së pyjeve, janë ndërmarrë nga qeveria “Rama” për të bërë të mundur një frenim të degradimit mjedisor dhe rigjenerimin e florës dhe faunës. /tesheshi.com/