Rocco Morabito, kreu i organizatës kriminale Calabrian Ndrangeta, u arratis të hënën nga një burg uruguaian, ku ai u vendos në pritje të ekstradimit në Itali.
Drejtori i burgjeve të Uruguajit, Alberto Gadea dha dorëheqjen pas ikjes së Morabitos.
Pretendohet se Morabito, bashkë me tre të burgosur të tjerë, arriti të ikë nga burgu në kryeqytetin Montevideo të hënën në mëngjes, shkruan CNN.
Ai është në arrati nga autoritetet italiane që nga viti 1994 dhe në gadishullin Apenin, ai u dënua me 30 vjet burg në mungesë për kontrabandë droge.
Morabito u arrestua në Uruguaj më 2017. /tesheshi.com/