Kapitenia Mona Shindy, është gruaja më e suksesshme muslimane në Marinën Australiane Mbretërore dhe drejtore e Qendrës për Mbrojtje dhe Studime Strategjike në Kolegjin Australian të Mbrojtjes në Canberra.
Mona lindi në Egjipt dhe u transferua me familjen në Australi kur ishte 3 vjeçe. Babai i saj vdiq kur ishte 14 vjeçe. Ajo u bashkua me Marinën Mbretërore në 1989 kur mbaroi studimet në inxhinierinë ushtarake.
Mona filloi të veshë hixhabin në 2014.
Një vit më vonë, asaj iu dha njohja më e lartë në Marinën Mbretërore, dhe në të njëjtin vit ajo u emërua Biznesmene e Vitit për aftësitë e saj në ndërtimin e urave midis komunitetit musliman dhe Marinës. /tesheshi.com/