Kur të shihni vajzën 4-vjeçare Jordan duke vrapuar nëpër hollin e Qendrës për Zemër në Spitalin e Fëmijëve në Phoenix, ju do të mahniteni nga energjia që ka kjo vajzë e vogël, duke pasur parasysh se ajo ka bërë transplantim të zemrës dy vite më parë.
Vitet e para të jetës së Jordan ishin plot me probleme shëndetësore. “Ajo kishte konvulzione, gjakderdhje nga truri, gjakderdhje në stomak, një sulm në tru”, – thotë Esther Gonzalez, nëna e Jordan.
Lista e problemeve shëndetësore vinin si rezultat i komplikimeve nga një e metë e valvolave të zemrës. Në moshën 18 muajshe Jordan mori një zemër të re, të dhuruar.
Gonzalez thotë se lajmi se ishte një zemër në dispozicion, ishte një bekim dhe shqetësim.
“Menjëherë ndjeni një lehtësim, e dini, ajo mund t’ia dalë. Por brenda një gjysmë sekonde, po mendoja me vete se “një nënë sapo humbi fëmijën e saj”, thotë ajo.
Ky ishte fëmija 7-muajsh Lukas, nga Kalifornia.
“Ai ishte fëmija më i lumtur. Qante vetëm kur ishte i uritur”, thotë nëna e tij Heather Clark.
Lukas ishte fëmija i vetëm i Heather Clark. Pavarësisht tragjedisë, Clark nuk hezitoi të marrë vendimin për të dhuruar organet e Lukas-it.
“E vetmja gjë që unë mund të mendoja ishe se nëse nuk mund të shpëtoja djalin tim, atëherë përse të mos i shpëtoja jetën fëmijës së dikujt tjetër,” tha ajo.
Tani, në sajë të vendimit të Clark, Jordan mund të vrapojë dhe të luajë si çdo fëmijë tjetër.
Gati dy vjet pas transplantimit, Clark pati një takim emocional me Gonzalez dhe Jordan. Ishte një lidhje e menjëhershme.
Heather thotë se ajo sheh shumë prej Lukas në Jordan-in. Tani ajo mund të dëgjojë zemrën e Lukas nëpërmes një arushi të cilin Ester dhe Jordan i dhanë asaj si një dhuratë. Me shtypjen e një butoni, Clark mund të dëgjojë një regjistrim aktual të rrahjes së zemrës së Lukas.
Dy nënat thonë se përvoja e tyre i ka sjellë ato në mënyrë të natyrshme së bashku, si një familje.
“Me gjithë pikëllimin që ajo bartte mbi supe, me humbjen fëmijës së saj, Jordan duke qenë aq i sëmurë, duket sikur të gjitha gjërat u përputhën në mënyrë të përkryer “, ka thënë Gonzalez.
Lukas shpëtoi edhe dy jetë të tjera me dhurimin e mëlçisë dhe të veshkave të tij. Clark nuk kishte si të mos jetë krenare për djalin e saj.
“Brenda 7 muajve, ai bëri më shumë në jetë, se sa që kam bërë unë në 25 vjet të jetës sime,” tha ajo.
Donate Life Arizona thotë se më shumë se 122,000 njerëz në mbarë vendin janë duke pritur për një transplantim të organeve jetëshpëtuese, dhe 2,300 prej tyre janë në Arizona./tesheshi.com/