Një grua, e cila ka pasur gjithmonë probleme me dëgjimin, ka shpërthyer në lot pasi ka dëgjuar për herë të parë të shoqin duke i folur.
Cora Lutes, e cila jeton në Virginia, humbi dëgjimin kur ishte dy vjeçe dhe gjithë jetën e kaloi në pamundësi për të dëgjuar. Më në fund, pas shumë vitesh, ajo arriti të bënte operacionin e nevojshëm për të vendosur një impiant në vesh, në mënyrë që të mund të dëgjonte.
Bashkëshorti i saj, James Lutes arriti të filmonte momentin kur bashkëshortja e tij shpërtheu në lot, pasi dëgjoi zërin e burrit. Videoja është tepër prekëse./tesheshi.com/