Një video që mund të shihet në rrjetet sociale tregon momentin kur një anije turistike 200 metra e gjatë u përplas me një dok në një port turk, pasi përpiqej dëshpërimisht të ngadalësonte shpejtësinë.
Anija “Celestyal Journey” po bënte një udhëtim rutinë në port në Kusadasi, Turqi javën e kaluar kur goditi një skelë betoni me harkun e saj.
Ekuipazhi llogariti gabimisht shpejtësinë dhe anija iu afrua molit shumë shpejt, duke rezultuar në një përplasje, raportoi Cruise Hive.
Ekuipazhi i anijes prej 597 personash thuhet se hodhi spirancën në një përpjekje për të ngadalësuar afrimin, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, e padëshirueshmja ndodhi.
Gjithsesi, përplasja shkaktoi vetëm dëme minimale në anije dhe skelë. Nuk pati raportime për të lënduar në bord apo në breg.
Një zëdhënës i “Celestyal” tha: “Udhëtimi hasi në një incident të vogël gjatë ankorimit në Kusadasi, Turqi”. /tesheshi.com/