Ky është momenti prekës kur një kalë “qan” në funeralin e pronarit të tij.
Familja dhe miqtë e Wagner de Lima Figueiredo, 34 vjeç, mbetën të shokuar kur kafsha vendosi kokën mbi arkivolin e trupit të pajetë, e nisi të hingëllinte e psherëtinte sikur të ishte duke vajtuar për të.
Kali i quajtur Sereno u soll në funeral nga vëllai i të ndjerit, Wando, në 3 Janar në Paraiba, Brazil. Dyshja kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë, sipas të afërmve të tyre.
Videoja me momentin emocionues është bërë virale duke marrë qindra mijëra klikime online./tesheshi.com/
https://youtu.be/x4lyeMAR3Qo