Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Molotovi mbi konsullatën turke në Prizren dhe heqja e flamurit turk: nacionalizëm idiot apo yshtje nga duar e gojë të pista?

by Te Sheshi
28/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Molotovi mbi konsullatën turke në Prizren dhe heqja e flamurit turk: nacionalizëm idiot apo yshtje nga duar e gojë të pista?

Në të ka marrë malli për Stambollin, për Turqinë në përgjithësi, rruga më e shkurtër për ta shuar atë është të nisesh e të mbërrish në Prizren. Atje të zë pandërprerë veshi tingujt melodikë të turqishtes, pirjen e çajit e përjeton si në çajhanet e Fatihut, lagjes së famshme të Stambollit, e po kështu mund të provosh të famshmen kynefe, ëmbëlsirën krejt të veçantë…

Në Prizren ndjehesh hem shqiptar, hem turk. Mënyra tradicionale e jetesës, më e bukura gjë ku bashkohen shqiptarja e turkja, edhe pse dalëngadalë në zhbërje për shkak të frymës së kohës, është ende e pranishme. Bashkëjetesa mes njerëzish me të shkuar të ndryshme sa i përket përkatësisë nuk ka të sharë…

I bukuri Prizren, i këndshmi Prizren, mikpritësi Prizren, është bërë sot pjesë e titujve mediatikë, vendorë e më tej. Jo për mirë. Fatkeqësisht, për keq!

Konsullata turke në qytet është goditur me molotov. Më tepër se një akt dëmtues, është një akt mesazhpërçues, i bërë nga njerëz pa të shkuar e pa të ardhme, pa shtyllë kurrizore.

Por do të ishte e gabuar nëse ky veprim banditesk, i kryer ndaj godinës së përfaqësisë së Turqisë, do të merrej si një rastësi, si një incident prej njerëzish kokëkrisur.

Ja ç’ofronin përmbledhurazi orë më parë faqet e shtypit në shqip në të dy anët e kufirit: “Skandal në Prizren: flamuri turk përkrah flamurit kombëtar në festën e pavarësisë!”

Ja molotovi mediatik, ja helmi mediatik, ja pisllëku mediatik!

Po si na është e vërteta e flamurit turk pranë flamurit shqiptar? Lexoni e skuquni o të paturp, që u ka plasur cipa!

Një zyrtar i komunës së Prizrenit ka bërë të qartë se vendosja e flamujve të vendeve mike të Kosovës është bërë traditë në qytet që pas luftës. Nuk kanë munguar të vihen flamujt amerikanë, britanikë, gjermanë e turq. Për më tepër, flamujt turq janë vendosur në numër më të vogël.

E, pra? Kuptohet se bëhet fjalë për diçka të qëllimshme, për një fushatë antiturke të nisur prej kohësh. Nëse molotovi mbi konsullatën do të ishte një akt i kulluar nacionalist, edhe kështu i dënueshëm e krejtësisht i pakuptueshëm, përsëri mund të kalohej më lehtë. Puna është se ka një kundërvënie të vazhdueshme ndaj gjithçkaje turke, ama jo nacionaliste.

A nuk ishte i ngjashëm një titull në gusht të po këtij viti: “Skandal në Prishtinë: turqit heqin Gjergj Kastriotin nga shkolla dhe ngulin flamurin me hënë e yll!”

Lajmi bombastik rezultoi një flluskë sapuni pas sqarimit të dhënë nga drejtori i shkollës në fjalë. Gjergjin askush nuk e kishte lëvizur! Ai vazhdonte të qëndronte aty ku ia kishin caktuar vendin.

Akt nacionalist ishte dhe ky lajm i rremë? Vështirë ta besosh.

Fushata antiturke është e pranishme përgjithësisht në mjetet e informimit, por nuk mungon dhe në ligjërime të tjera, qoftë dhe politike. Një fushatë që, duhet theksuar, vijon paralelisht si në Shqipëri e Kosovë.

Helmatisja e publikut është qëllimi kryesor. Dhe për këtë përdoren gënjeshtra pa fund; përkimi është mbresëlënës, pasi janë të njëjtat gënjeshtra që serviren si nga brenda Turqisë, ashtu dhe nga jashtë saj, në caqe që përfshijnë dhe Shqipërinë e Kosovën.

Nacionalizmi mund të përdoret si mbulesë për qëllime të mbrapshta; bartësit e tyre janë një përzierje shumëçkaje.

Kjo frymë antiturke, prej nga burojnë dhe molotovët e bombat e medias, e që mbahet gjallë dhe ushqehet nga kundërshtarët e qeverisësve të sotëm të Turqisë, vjen si nga zhvillimet brenda këtij vendi, ashtu dhe në kuadër të një konteksti më të gjerë gjeopolitik.

Nxitësve të saj u intereson një tensionim i marrëdhënieve me Turqinë; ca i shërbejnë një kauze të mbrapshtë, e përmes saj duan të shpëtojnë çfarë kanë të pamerituar, ca duan të bëjnë emër duke e nxirë të sotmen turke.

Këtej vjen dhe heqja e flamujve, dhe molotovi: “Eshtë festa e shqiptarëve, jo e turqelive!!!”

Turqia qe ndër vendet e para që e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Kur më 17 shkurt 2008 bëhej e njohur deklarata e pavarësisë së Kosovës, ajo u përcillej qytetarëve në Turqi nga të gjitha televizionet informative të vendit. Ndihma turke në këto vite ka qenë e pakursyer, në çdo aspekt.

Molotov mbi konsullatën turke meriton kjo? Baltë mbi Turqinë, mbi flamurin turk?

Vendosja e një flamuri turk krah atij shqiptar në Prizren u çmua si një skandal, edhe pse ishte një veprim normal, shpjeguar kështu dhe nga zyrtarët e komunës, kurse sulmi me molotov mbi konsullatën turke u përcoll si një lajm normal, edhe pse ishte skandal!

Të nxisësh tani një përplasje të panevojshme, krejt absurde, është marrëzi. Aq më tepër për kohët që jetojmë, aq më tepër me një vend tejet mik si Turqia! /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Dita e çlirimit, politika ruan “mallkimin e ndarjes”; Meta: Është kulturë primitive

Dita e çlirimit, politika ruan “mallkimin e ndarjes”; Meta: Është kulturë primitive

Shënimet e Ibn Battuta-s: kur njëherë e një kohë Siria (dhe Halepi i saj) ishte një parajsë në tokë

Shënimet e Ibn Battuta-s: kur njëherë e një kohë Siria (dhe Halepi i saj) ishte një parajsë në tokë

Lamtumirë “Zana”! Ndahet nga jeta aktorja Elida Cangonji

Lamtumirë “Zana”! Ndahet nga jeta aktorja Elida Cangonji

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni