Nëse mbledhja e tre mollëve është ekuivalente me 30, një mollë dhe dy banane bëjnë 18 dhe një banane minus një arrë kokosi bëjnë dy, sa bën gjysmë arre kokosi plus një mollë minus një banane?
Është pikërisht kjo gjëegjëza që është shpërndarë miliona herë në rrjet dhe që po bëhet tejet virale, e që mbi të gjitha, ka shkaktuar shumë polemika, pasi askush nuk ka rënë dakord.
Logjika kërkon që përgjigja e pyetjes së fundit të jetë 15 (një mollë=10; gjysmë arre kokosi=1 dhe një banane=4), por jo të gjithë janë dakord, duke qenë se në rreshtin e fundit është vetëm një gjysmë arre kokosi, por njëkohësisht ka probleme edhe me numrin e bananeve nëpër rreshta. Ju si mendoni? Cila është përgjigja e duhur? /tesheshi.com/