Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Molepsja perëndimore me djallëzitë e Izraelit: si do goditen tashmë palestinezët me uri

Reagimi i ashpër nga OKB-ja mbi ndalimin e financimit të UNRWA-s

by te Sheshi
29/01/2024
in Lindja e Mesme, Të fundit, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Një palestinez mbart një qese me miell nga një kamion ndihme pranë një postblloku izraelit, Gaza City, Gaza, Palestinë, 27 janar 2024. (Reuters Photo)

Zyrtarët e OKB-së thanë se zija e bukës në Gaza tani ishte “e pashmangshme” pasi grupet humanitare iu bashkuan të dielën në thirrjen e tyre drejtuar vendeve që të rishqyrtojnë vendimin e tyre për ndërprerjen e fondeve për agjencinë e OKB-së për refugjatët për palestinezët (UNRWA).

Ata paralajmëruan se ndihma jetësore e agjencisë për rreth dy milionë njerëz në Gaza ishte në rrezik.

Të paktën nëntë vende, përfshirë donatorët kryesorë si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, kanë ndërprerë fondet për UNRWA-n pas akuzave të Izraelit se disa anëtarë të stafit të saj ishin përfshirë në inkursionin e Hamasit të 7 tetorit që vrau 1,140 njerëz.

“Ndonëse i kuptoj shqetësimet e tyre – pasi unë vetë jam i shokuar nga këto akuza – u bëj thirrje me forcë qeverive që kanë pezulluar kontributet e tyre që të paktën të garantojnë vazhdimësinë e operacioneve të UNRWA-s,” tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, duke u zotuar se do të merrte në llogari “çdo punonjës të OKB-së të përfshirë në akte terrori”.

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-s, gjithashtu u bëri thirrje këtyre shteteve që “të rishqyrtojnë vendimet e tyre përpara se UNRWA të detyrohet të pezullojë ndihmën e saj humanitare”.

Më shumë se 26,000 njerëz janë vrarë në luftën e Izraelit në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Duke parë nivelin e ndihmave në ushqime dhe ilaçe në territor e cila është vetëm një fraksion i vogël krahasuar me kohën para konfliktit, vdekjet nga sëmundjet e parandalueshme si dhe rreziku i urisë po rriten, thonë zyrtarët humanitarë.

Që nga fillimi i konfliktit të 7 tetorit, shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës varën nga ndihma që ofron UNRWA, duke përfshirë rreth 1 milion të cilët kanë ikur nga bombardimet izraelite dhe janë strehuar në objektet e saj.

“Dënim kolektiv”

Palestina e denoncoi edhe një herë vendimin të dielën, duke e quajtur atë “dënim kolektiv” ndaj popullit palestinez.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme tha se, “pezullimi i financimit të UNRWA-s dhe vazhdimi i mbështetjes për Izraelin për të kryer gjenocid kundër popullit tonë janë ndëshkime kolektive dhe standarde të dyfishta të mjera”.

Ministria tha se vendimet e disa vendeve janë “jashtëzakonisht të politizuara, joproporcionale dhe të pajustifikuara, veçanërisht në dritën e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të kryer hetimet e nevojshme për akuzat izraelite”.

Ndërkohë, Departamenti i Çështjeve Palestineze u bëri thirrje “të gjitha vendeve që pezulluan financimin e tyre ndaj UNRWA-s që të anulojnë vendimet e tyre pasi ato janë një ndëshkim kolektivpër të gjithë komunitetin e refugjatëve palestinezë”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se “nxitja kundër UNRWA-së dhe dëmtimi i reputacionit të saj është një qëllim izraelit që synon të forcojë kontrollin mbi popullin tonë, veçanërisht në Rripin e Gazës për të vazhduar vrasjet, shfarosjen dhe zhvendosjen e tyre me forcë”.

Në një deklaratë të veçantë, Lëvizja e Nismës Kombëtare Palestineze denoncoi vendimin për pezullimin e ndihmës financiare për agjencinë e OKB-së, duke thënë se kjo “bazohet në gënjeshtrat dhe pretendimet izraelite kundër disa punonjësve të UNRWA-s”.

Uria e pashmangshme’

Një ekspert i emëruar nga OKB-ja për të drejtën për ushqim, Michael Fakhri, paralajmëroi në platformën e mediave sociale X se shkurtimet e fondeve nënkuptonin se uria në Gaza tani ishte “e pashmangshme”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, bëri thirrje të shtunën që agjencia të zëvendësohet dhe u kërkoi më shumë vendeve që të shkurtojnë fondet. Izraeli nuk ka dhënë ende detaje punlike për përfshirjen e supozuar të anëtarëve të stafit të UNRWA-s në sulmin ndaj Izraelit.

Zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq nuk pranoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt vërejtjeve të Katz-it, por tha se UNRWA në përgjithësi kishte një histori të fortë.

Guterres tha se 12 anëtarë të stafit ishin implikuar dhe se nëntë ishin pushuar nga puna, njëri kishte vdekur dhe identitetet e dy të tjerëve po kontrolloheshin.

Nuk kishte asnjë shenjë direkte se vendet i kishin dëgjuar thirrjen e OKB-së për të rivendosur ndihmën. Megjithatë, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të vazhdojnë financimin e agjencisë.

UNRWA u krijua për të ndihmuar refugjatët e luftës së vitit 1948 pas themelimit të Izraelit. Ajo ofron shërbime arsimore, shëndetësore dhe ndihmë për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban. /Tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
Ç’shihet pas akuzave të kësaj politikaneje të rëndësishme amerikane kundër Rusisë?

Ç’shihet pas akuzave të kësaj politikaneje të rëndësishme amerikane kundër Rusisë?

Paralajmërim dramatik nga ukrainasit: Ata po sulmojnë…!

Paralajmërim dramatik nga ukrainasit: Ata po sulmojnë…!

Shefi i Mossad-it, në Paris për një armëpushim në Gaza

Shefi i Mossad-it, në Paris për një armëpushim në Gaza

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni