Një manifestim i madh është zhvilluar në Moldavi, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar bashkimin me Rumaninë.
Siçc bën të ditur Rel, protestuesit kanë thënë se bashkimi me Rumaninë, anëtare e Bashkimit Evropian, do ta nxiste edhe Moldavinë të lvizte përpara, drejt BE-së.
Protesta ka pasur për qëllim të shënojë edhe 98 vjet prej kur ish-provinca rumune Besarabia, e cila përfshin rajonin e Moldavisë dhe të Ukrainës sot, është unifikuar me Rumaninë, më 1918.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Besarabia është përfshirë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe shumica e territorit të saj është bërë republika sovjetike e Moldavisë.
/tesheshi.com/