E rikthyer si çështje dite prej mohimit si masakër nga Serbia, ajo e Raçakut, një nga të mbijetuarit prej saj, Aziz Beqiri, tha se nuk duhet të shkohet në dialog me Beogradin pa u njohur nga Serbia krimet që ka bërë në Kosovë.
“Mesazhi im, unë kisha thënë që në dialog mos të shkojnë pa i njohur viktimat e Kosovës, jo vetëm të Reçakut. Edhe me iu kërku falje, tani le të bisedojnë me serbët e Kosovës, ta shohim se çfarë po duan ata, e pastaj edhe për nivel të shtetit, le të shkojnë edhe në Beograd”, Tha Beqiri, të cilit atë ditë të zezë të më 15 janar ’99 iu masakrua nipi dhe gjashtë të afërm të tjerë.
“Ne nuk presim mirë me fol as Daçiqi as Vuçiqi, por ne nuk bën si të thirrin ata në bisedime me shku, pa disa kushte. Le t’i pranon viktimat, le të kërkon falje ndaj viktimave, jo vetëm të Reçakut por të Kosovës”, shtoi Beqiri. /tesheshi.com/