Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të martën në Bruksel do të jetë iniciatore e një takimi joformal mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Më tutje, në njoftimin nga Zyra e zonjës Mogherini, theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik.
Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës së zonjës Mogherini./tesheshi.com/