Përfaqësuesja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas takimit Thaçi-Vuçiç, përmes një deklarate për mediat, u shpreh se palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja.
“Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës.
Integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin e Mitrovicës”, ka deklaruar Mogherini. /tesheshi.com/