Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini tha se Evropa ka nevojë për emigrantë për ekonominë e saj dhe do të mund ta zgjidhë krizën emigratore vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, pa ndërtuar mure.
“Mendoj se evropianët duhet të kuptojnë se ne e kemi të nevojshëm emigracionin për ekonominë tonë, duke marrë parasysh plakjen e popullsisë”, theksoi Mogherini në prag të një takimi Evropë-Afrikë për krizën emigratore.
“Nga ana tjetër, shtoi kryediplomatja e Brukselit, Afrika duhet të marrë parasysh koston e trafikimit të qenieve njerëzore, humbjen e jetëve”. Por sipas saj, ekzistojnë mundësitë e zgjidhjes së kësaj situate.
“Emigracioni mund të menaxhohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe partneriteti”, tha Mogherini. Më tej, edhe pse nuk e përmendi me emër, kryediplomatja europiane dha ta nënkuptuar se nuk pajtohej me praktikat e presidentit Trump për të ngritur mure.
“Kjo nuk është rrugë evropiane”, theksoi ajo. /tesheshi.com/