Zyrtarja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, duke raportuar në Bruksel mbi vizitën e saj në Ballkan pak ditë më parë, foli dhe mbi qëndrimin e saj në Tiranë.
Ajo përsëriti po atë qëndrim të para tre ditëve, e cila në çadrën e opozitës u cilësua si “bullshit”- broçkulla, nga ana e kreut demokrat, Basha, se Vetingu është kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
BE është i gatshëm të hapë negociata me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe procedura e Vetingut. Të gjithë ministrat mbështetën mesazhet që dërguam në Shqipëri”, ka thënë Mogherini, njeriu në krye të diplomacisë europiane. /tesheshi.com/