Mesfushori kroat i Realit, fitues i Topit të Artë – 2018, ka thënë se mpsrania i Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos për çmimin për lojtarin më të mirë, ishte një lëvizje palogjikshme.
“Mungesa e tyre nuk është logjike. Sepse duket se trofeu ka rëndësinë dhe vlerë vetëm kur ata e marrin atë. Kjo mund të jetë e drejtë për lojtarët e tjerë, por jo për emra që në dhjetë vjet rresht janë shpallur si më të mirët. Ronaldo dhe Messi janë dy fenomene”, tha Modriç.
Modriç u shpall më i miri Botërorit në Rusi, pasi Kroacia doli nën-kampione, e gjithashtu fitoi Topin e Artë, edhe si pjesë e Realit në tre trofe të fituara në Champions, në tre sezone radhazi. Por kroati nuk e ka pranuar faktin që në garën për Topin e Artë, të mos kish në krah emra si Messi e Ronaldo. /tesheshi.com/