Zakonisht biblotekat në shtëpi zënë një dhomë të tërë ose një faqe të paktën. Edhe pse mund të keni pak hapësirë në dispozicionin tuaj, mjafton pak kreativitet dhe dritë të mjaftueshme për t’i dhënë një pamje estetike arredimit.
Jo të gjithë e kanë luksin që librarisë së tyre t’i dedikojnë një dhomë të veçantë, sidomos kur jetojmë në një apartament ku hapësira është e limituar.
Këto lloj modelesh mund t’ju japin një frymëzim për të krijuar një ambient të ngohtë dhe motivues për të lexuar akoma më shumë. /tesheshi.com/